LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Në vila me çmime marramendës nga frika e rrezikut nga termetet në katin e 12-të! Nard Ndoka i bën vettingun Bashës: Pasuria me djersë si qelibar

Në vila me çmime marramendës nga frika e rrezikut nga termetet në katin e 12-të! Nard Ndoka i bën vettingun Bashës: Pasuria me djersë si qelibar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha raportohet se ka ndërruar shtëpi. Basha nuk jeton më në apartamentin e tij në katin e 12-të, pranë kullave te “Qemal Stafa”, por është zhvendosur kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është pyetur për surprizën që i rezervuan sot qytetarët e Korçës me banderolat “Welcome Luli”. Sipas Ndokës këto janë antimitingje, tipike komuniste të kryeministrit që i përgjigjet sulmit me sulm.

“Vetë kryeministri në fakt, nuk ka vilë, por ka bunker. Basha është bërë i pasur me punë.” theksoi Ndoka.

Sipas Ndokës, çdo lloj lëvizje financiare mund të vërtetohet lehtësisht, për aq kohë sa Basha është pa mandat.

“Le të hetohet. Basha pa mandat është dhe çdo lloj lëvizje mund të vërtetohet në sistemin financiar. Mesa informacion kam unë, çdo gjë është e qartë si në dritën e diellit”.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Gaztor apo mashtrues i lexueshëm Lulzim Basha?! Paga 300 euro në muaj sa të bëhem kryeministër…duke ulur taksat!

Close