LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Negociata me Ramën, apo me PS-në? Deklarata që nuk pritej e aleatëve të Bashës, shprehin qëndrime të ndryshme

Negociata me Ramën, apo me PS-në? Deklarata që nuk pritej e aleatëve të Bashës, shprehin qëndrime të ndryshme

“Opozita nuk është e përçare!” Kjo është deklarata që vjen nga dy aleatët e Lulzim Bashës, kryetarit të Republikaneve, Fatmir Mediu dhe atij të Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, të cilët së bashku me LSI-në, ishin partitë që depozituan kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti më 13 tetor.

Për News24 ata deklarojnë se midis opozitës nuk ka përçarje, Mediu dhe Duka ndahen në disa pika. Agron Duka i qëndron linjës së Bashës, kur thotë se opozita nuk negocion dhe nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër, ndersa Fatmir Mediu është pro negociatave, por jo të drejtpërdrejta mes dy liderëve politikë Basha e Rama.

Një pikë tjetër ku ndahen dy aleatët është edhe djegia e mandateve. Duka e cilësoi si të detyrueshëm këtë hap të opozitës, ndërsa Mediu shprehet se opozita duhet ta kishte vazhduar luftën e saj në parlament.

Kreu i Republikanëve dhe ai i Partisë Agrare Ambientaliste ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me aksionin e opozitës këtë sezon të ri politik. Sipas tyre protestat popullore do të shoqërohen edhe me takime me popullin për t’iu ofruar atyre alternativën qeverisëse të opozitës.

Dy aleatët e Bashës, mbështesin qëndrimin e Presidenit Meta dhe tentativat e tij për të gjetur një zgjidhje të krizës.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close