LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Negociatat, KLP vendos nesër për ngritjen e SPAK: 6 muaj kohë të nisë lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta

Negociatat, KLP vendos nesër për ngritjen e SPAK: 6 muaj kohë të nisë lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta

Autoritetet shqiptare kanë 6 muaj kohë të ngrenë institucionet antikorrupsion dhe të godasin pushtetarët e zhytur në afera. Brukseli refuzoi të hapte negociatat me Shqipërinë, por e vetmja e mirë e mbledhjes që u mbajt të premten është se nuk pati votim dhe gjithçka u shty për në muajin maj. Kjo do të thotë se vendi ynë ka 6 muaj kohë që t’i tregojë Francës dhe vendeve skeptike se po punon me reformat.

Gjermania vuri 9 kushte dhe 2 prej të cilave duhet të plotësoheshin para mbledhjes së parë mes Shqipërisë e BE. Por situata tani ka ndryshuar dhe ngritja e Gjykatës së Lartë, e asaj Kushtetuese, ngritja e SPAK dhe reforma zgjedhore duhet të jenë mbyllur para majit. Pra deri në prill pritet që të ketë zhvillime të forta në vendin tonë. Gjykata e parë që pritet të ngrihet është Kushtetuesja. Presidenca ka zgjedhur anëtarin e parë dhe shumë shpejt do të zgjedhë të dytin. Më pas i takon Kuvendit të zgjedhë dy emrat e tjerë dhe deri në dhjetor pritet që së paku kjo gjykatë të nisë funksionimin. Më pas pritet të ngrihet SPAK. Të premten kreu i KLP, Gent Ibrahimi ishte në Komisionin e Ligjeve dhe deputetët ja bënë të qartë se Prokuroria e Posaçme duhet të jetë gati brenda vitit. Pas këtij ultimatumi, KLP do të mblidhet të hënën dhe në rend dite është dhe diskutimi mbi mënyrën se si do të vijohet për ngritjen e SPAK. Deri më tani janë 8 emra që kanë kaluar vetingun dhe nuk janë apeluar, një tjetër është në pritje të zbardhjes së vendimit, ndërsa dy të tjerë janë në Apel.

Ibrahimi tha në komision se nëse ngrihet SPAK me 8 emra, secili anëtar do ketë 55 dosje. Por të hënën do diskutohen të gjithë mundësitë, pse jo që SPAK të funksionojë dhe me emra të komanduar. Ibrahimi e hodhi si ide që përveç 8 emrave, të komandohen dhe anëtarët aktualë të Krimeve të Rënda. Mbetet të shihet çfarë do vendoset, por e sigurt është që SPAK ngrihet brenda vitit, duke lënë të hapur rrugën për Byronë e Hetimit, e cila do të dojë disa kohë. Po ashtu dhe reforma zgjedhore pritet të jetë prioritet i qeverisë dhe me gjasë deri në dhjetor do jenë miratuar rekomandimet e ODIHR.

Lufta ndaj korrupsionit

Në raportin e miratuar nga qeveria finaldeze, e cila mban presidencën e BE, në kapitullin për Shqipërinë theksi vendosej te lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuat. Çdo zyrtar i lartë e ka bërë të qartë se hapja e negociatave kërkon arrestime të bujshme në radhët e politikanëve. Kështu ndodhi me Kroacinë dhe me Rumaninë. Vetëm kur u dërguan pas hekurave ish-kryeministrat, këto vende u bënë pjesë e familjes europiane. Kjo do të thotë se deri në prill pritet të ketë reprezalje. Arsyeja është se nëse dhe në maj na bllokohen negociatat dhe kërkohen më shumë reforma, atëherë shanset për t’i hapur ato sa vijnë dhe dobësohen. Maji pritet të jetë shansi i fundit dhe tani gjithçka është në dorë të KLP dhe të SPAK që do të ngrihet më pas. Aktualisht u tentua të dërgohej një mesazh pozitiv duke dënuar Saimir Tahirin, por vendimi ndaj tij nuk u mor parasysh. Gjermania dhe vendet e BE kërkojnë që të shkojnë pas hekurave të gjithë të ngelurit e vetingut si dhe politikanët e korruptuar. Kjo do të thotë se 6 muajt në vijim do jenë të mbushur me zhvillime dhe sytë janë te SPAK. /Kliti Topalli

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
SHBA del në krah të Rudina Hajdarit dhe i jep goditje presidentit: Luftë e fortë për shkarkimin! Meta i var shpresat te Berisha

Close