LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Negociatat, Rama nga Gjeneva: Na e kanë marrë busullën me forcë, rajoni ka potenciale për të shfrytëzuar
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

Negociatat, Rama nga Gjeneva: Na e kanë marrë busullën me forcë, rajoni ka potenciale për të shfrytëzuar

Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e djeshme vendimin negativ që mori Shqipëria lidhur me negociatat. Gjatë fjalës së tij në Gjenevë, ku mori pjesë në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor, Rama tha se vitet e fundit vendimet në BE janë bërë të paparashikueshme “Kjo ishte mbledhja më e mahnitshme dhe më e dobishme në drejtim të zgjerimit të këtij forumi.

Faleminderit që na mundësuat pjesëmarrjen në krah të personave kyç, nga vende kyçe të Bashkimit Evropian, të cilët përmes shpjegimeve dhe opinioneve të tyre na ndihmuan të kuptojmë më shumë. Në këtë moment, vërtetë që ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën. Nëse procesi i integrimit është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, të paktën, nga gjithmonë e më shumë paparashikueshmëri. Ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikueshme. Ndërsa flasim nuk kemi më shumë mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në KE është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE-së, sesa nga çfarë bëjmë, apo nuk bëjmë ne”, tha Rama. Ironia e kryeministrit vijoi edhe më tej kur tha se vendet tona ende nuk janë gati të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

Sipas Ramës, Bashkimi Europian nuk përfiton asgjë nëse luan “lojën e fajësimit” dhe jo të “meritokracisë”. “Vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, prandaj nëse loja e “meritokracisë” shndërrohet në “lojën e fajësimit”, sa herë që mungon kapaciteti për të nxjerrë një vendim konsensual, kjo gjë nuk i sjell asnjë të mirë Bashkimit Europian dhe procesit. Megjithatë ne e dimë edhe që rajoni ka shumë potencial për të shfrytëzuar. Ne do të bëjmë më të mirën tonë, duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe duke bërë më të mirën tonë për të shmangur pasojat negative, që sjell ky vendim i verbër, apo mosvendim i tetorit në opinionin publik apo në të ardhmen”, tha Rama.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Akuzat për falsifikim! Balla: Vepra e rënda nuk mund të hetohen dhe gjykohen nga “KÇK”! Lulin e pret SPAK

Close