LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Negociatat/ Tanja Fajon thirrje presidentit Macron: Ky është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu!

Negociatat/ Tanja Fajon thirrje presidentit Macron: Ky është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu!

Anëtarja e Parlamentit Europian Tanja Fajon, ka dalë në krahë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. Fajon i ka bërë thirrje presidentit të Francës Emmanuel Macron për dhënien e ‘PO’-së për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut.

Fajon teksa publikon në rrjetet sociale një foto me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zaev shkruan se ky është një turp dhe se Macron duhet të zgjohet.

“Ky është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike! Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Tanja Fajon.

Kancelarja Merkel nuk ka arritur të bindë presidentin francez, Emmanuel Macron, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Macron nuk ndryshon qëndrim ndaj Shqipërisë. Presidenti francez tha dje se përshëndet reformat e ndërmarra nga dy shtetet ballkanike, por theksoi gjithashtu se “do t’i përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme”.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Politike
Zaev ngre tonet me BE: Nëse nuk hapen negociatat nesër me Shkupin, mos prisni zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Close