LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Nëse nuk ndryshon, do largohem nga politika”, vjen reagimi i papritur i deputetit

“Nëse nuk ndryshon, do largohem nga politika”, vjen reagimi i papritur i deputetit

Deputeti Halit Valteri ka deklaruar sonte se ai do të largohet nga Parlamenti nëse nuk bëhet Reforma Zgjedhore.

Valteri ka deklaruar se për Zgjedhoren kanë marrë garanci dhe do të zbatohet shumë shpejt. Ndërsa për sa i përket një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, Valetri ka thënë se kjo nuk do të ndodhë dhe nëse arrihet, të 35 deputetët opozitar në Parlament do të largohen.

“Ka krizë për ego për pushtet. Ndjekje penale për gjyqtarët e prokurorët që nuk e kanë kaluar vettingun. Kemi patur çudira. 24 mijë dosje në Gjykatën e Lartë. Ata të dy kanë interesa aty. Kemi vilajete e Bashajve, Ramajve dhe Metajve. Kemi marrë garanci se Reforma Zgjedhore do të zbatohet duan apo nuk duan të tjerët. Ta them prap se edhe unë largohem si Ralf Gjoni, nëse nuk bëhet. Nuk i lë njeri ata, nesër do të ikin të 35 deputetë nëse ata do bëjnë marrëveshje Rama me Bashën. Nga 17 maj ata nuk i lenë të bëjnë marrëveshje. Ata duan të mbajnë këtë sistem zgjedhor. Do marrin ekspert të huaj. Po të kem 84 vota nuk pyes as për Ramën as për Bashën po e bëjmë ne. ” ka thën Halit Valteri në Report Tv.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close