LAJMI I FUNDIT
Home . Biosfere . “New York Times” sjell specialitetet shqiptare nga furra e picave në Bronx

“New York Times” sjell specialitetet shqiptare nga furra e picave në Bronx

Furra është fringo e re dhe është importuar nga Italia, ndërsa muret e saj janë mbuluar me fotografi bardhë e zi nga Shqipëria e shekullit të 19-të, e më interesantja prej tyre tregon një burrë me mustaqe e me një qeleshe të bardhë në kokë, ndërkohë që për brezi ka shtrënguar një shokë të punuar me tegela e në shpatull mban një pushkë.

Petët që ngjasojnë jo me hënën e plotë por me rrezet e diellit, vazhdojnë të shtrihen e shtohen në enën e rrumbullakët, ndërkohë që në pauzat e shkurta mbi to vendoset djathë i shkrirë.

Kjo punë merr orë të tëra, shkruan New York Times, transmeton televizioni publik.
Pjesa e sipërme e saj duket si pergamen i rrëmbyer nga zjarri, skajet duken të bronzta, ndërsa zemra më e rreshkur.

Në Shqipëri, kjo gatesë e këndshme e njohur si fli ose flija, tradicionalisht është pjekur jashtë, ku për sipër i vendoset saçi i nxehur në zjarr të hapur mbi vatrën e mbushur me thëngjij.

Në Tradita, e cila është hapur në shkurt tek seksioni Norëood në Bronx, flija piqet në furrën e madhe me dru në qoshe të lokalit, një koncesion për modernizmin.

Për vite të tëra, ky dyqan i ngushtë në fundin verior të trenit D, ishte një piceri napolitane.
Megjithatë, këtu kanë ngelur pak gjurmë nga e kaluara. Furra është fringo e re dhe është importuar nga Italia, ndërsa muret e saj janë mbuluar me fotografi bardhë e zi nga Shqipëria e shekullit të 19-të- më interesantja prej tyre tregon një burrë me mustaqe e me një qeleshe të bardhë në kokë, ndërkohë që për brezi ka shtrënguar një shokë të punuar me tegela e në shpatull mban një pushkë.

Ramiz Kukaj, një shqiptar nga Peja e Kosovës, idenë e parë për Traditën e kishte para nëntë vitesh. Djali i tij i lindur në Amerikë, atëbotë 12 vjeç, e kishte pyetur të atin nëse mund të çonte shoqërinë e tij në një restorant shqiptar, në mënyrë që t’u tregonte atyre për trashëgiminë e familjes së tij.Megjithëse në Bronx jeton një pjesë e madhe e imigrantëve shqiptarë (dhe ishte shndërruar në strehë për refugjatë kosovarë pas spastrimit etnik nga Serbia), zotëri Kukaj pa që : “Nuk mund t’i gjeja një vend të tillë atij.”

Në udhëtimet për në shtëpi në Kosovë, ai filloi të grumbullonte gjëra antike që më pas do t’i përdorte për dhomën e ngrënies në Tradita: një vegël shpuese për të derdhur gjalpin, një strumbullar të përdredhur në vetvete, enë të prishura që vareshin në trarët e tavanit.
Ai i kërkoi Fisnik Shalës, një vendës nga Prishtina, si kuzhinier; Demir Hamzës, që kishte drejtuar një restorant në Prishtinë për më shumë se tre dekada, si menaxher; dhe nga i biri, Kastrioti, tani 21 vjeç, që të angazhoheshin varësisht nga nevojat që kishte restoranti (ai kishte dëshmuar se kishte talent për gatimin e picave).Por Tradita ende nuk është shndërruar në tipin e restorantit ku mund të rrish ulur, ashtu siç dëshiron plaku Kukaj- kjo gjë ende do kohë për t’u realizuar, pasi muajin e ardhshëm ai pret të hap një restorant tjetër më të madh në Arthur Avenue në jug.Në lokalin aktual ka vetëm disa tavolina, të gjitha për dy persona dhe në kohën kur unë e kam vizituar, të gjithë myshterinjtë e tjerë vinin për të blerë pica dhe i merrnin ato me vete.

Më vinte keq për ta, që nuk kishin mundësinë të provonin qoftet e Sharrit, një specialitet me mish të bluar vici i palosur brenda një petulle dhe i rrethuar me djathë të brishtë nga malësitë e Shqipërisë. Kjo fërgohet në skarë derisa lëngu i saj fishkon dhe djathi shkrihet. Njelmësia është mjaft e dukshme, pothuajse “shumë”, por më pas ndjenja juaj e “shumë” ndryshon dhe shndërrohet pikërisht në atë që ju po kërkonit!

Seksioni shqiptar i menysë është i shkurtër dhe duket qartë se dominon mishi, përfshirë edhe një version tjetër më të vogël të qofteve të yndyrshme që njihet si “qebapë” dhe suxhukun e famshëm, pak djegës.

Por ka bukë për të thithur kripën: pitalka të buta e të shijshme të pjekura në furrë, dhe leqenik, një gatesë me miell misri e mbushur me spinaq dhe me mazë, një lloj bulmeti që ngjason me gjizën.Mantia ndërkaq mund të hahet në dy kafshime- pas brumit të butë të pites hapet rruga drejt mishit të bluar, që ende avullon pas pjekjes.

Byreku po kështu i bërë me brumë gati është një vakt në vetvete, para të cilit secili kapitullon. Ata më luksozët mund të bëhen edhe me djathë dhie e mazë.Ata shërbehen në dërrasa druri, të prera lehtësisht dhe të gatshme për konsumim.

Ia vlen të provoni gjithashtu edhe picën-e hollë në mes e me një rreth pakëz të trashë.Sidoqoftë, mishi është mbi gjithçka tjetër: Pica e Traditës është e mbushur me proshutë gjedhi, të tymosur në shtëpi për dy javë dhe me copëza suxhuku të vendosura midis ullinjve të errët.

Në krye të listës së menysë janë fjalët: “ Cka ka qëllu” dhe ky do të jetë edhe emri i restorantit të ri që do të hapet në Arthur Avenue e cili do t’i përkushtohet tërësisht ushqimit shqiptar.)

Zotëri Kukaj thotë se asnjëherë nuk ka arritur të gjej një përkthim adekuat të këtij togfjalëshi në anglisht. Por ai ka një shpjegim për këtë.“Nëse ftojmë dikë, por nuk ka ngelur shumë ushqim, atëherë atë e shërbejmë me çfarë ka mbetur.”Është një frazë e lindur nga varfëria, shpjegon ai, dhe një testament për mbajtjen e një fryme bujarie në kohë të vështira.“Edhe nëse nuk kemi asgjë, do të kemi dashuri,” thotë ai… “E edhe kripë”, përgatiti Koha.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Sikur Azemi të dëgjonte Bashën?!

Close