LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Nga jugu në veri/ Rama tregon programin e investimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë, veçanërisht në turizëm e punësim

Nga jugu në veri/ Rama tregon programin e investimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë, veçanërisht në turizëm e punësim

Në komunikimin e parë javor në Facebook pas fitores së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit, kryeministri Edi Rama ka shpalosur programin e investimeve për mandatin e dytë qeverisës.

“Ne do të financojmë edhe shumë më shumë në mandatin e dytë duke filluar nga Muzeu Kombëtar, te Piramida dhe të tjera projekte për të fuqizuar turizmin kulturor.

Në sektorin e turizmit nuk keni parë asgjë akoma…… Ndërsa në infrastrukturë do të investohet duke filluar nga Rruga e Arbrit, rrugët në Jug të vendit dhe shumë projekte të tjera” tha Rama ndër të tjera.

Por ka treguar dhe me tej skemen e investimeve ne te gjithe sektoret jetike te ekonomise dhe te jetes se vendit.

Rilindja urbane do shtrihet si zgjerim i potencialeve turistike. Program kombëtar për rilindjen urbane. Në hartën e turizmit do të hyjë edhe zona e Dibrës. Do të financojë rrugën e re Delvinë-Kardhiq.

Do financojmë rrugën e re Milot-Lezhë. Do financojmë rrugën e Thethit.

Programi për rindërtim do injektojë një shumë të konsiderueshme paraje dhe do krijojë mijëra vende pune. Kontributi i turizmit në ekonomi çmohet në 267 mijë vende pune.

Falë zhvillimit të turizmit, qoftë punësimi qoftë përqindja e PBB do të rriten ndjeshëm në mandatin e dytë.

Fluturimet çarter rritje mbi 100% por shifra është qesharake në krahasim me potenciale. Në sektorin e turizmit nuk keni parë asgjë akoma”, deklaroi Rama.

Loading...
More in Ekonomi, Politike
Rama: Nëse BE do të largohet nga ëndrra që ne kemi, sigurisht që do të shohim alternativa të tjera

Close