LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ngërçi për Kushtetuesen, nesër Kuvendi diskuton kërkesën e 56 deputetëve për hetimin ndaj Metës

Ngërçi për Kushtetuesen, nesër Kuvendi diskuton kërkesën e 56 deputetëve për hetimin ndaj Metës

Kuvendi pritet që nesër të rihapë luftën politike mes maxhorancës dhe presidentit. Nesër në seancën parlamentare do të diskutohet për miratim mes projekvendimeve, rezolutave dhe ligjeve me rëndësi, një ndër to është kërkesa për shtesë nga Komisioni Hetimor, të ngritur për presidentin Meta.

Janë mbledhur 56 deputetë të Kuvendit të cilët kërkojnë që Komisioni Hetimor; “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, të përfshihet edhe hetimi për ligjshmërinë e emërimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare e Kushtetueses dhe refuzimin për të thërritur në betim Arta Vorpsin.

Deputetët njohin Arta Vorpsin anëtare të ligjshme e cila sipas renditjes u miratua automatikisht, pasi sipas Kuvendit, Presidentit i kaloi afati i zgjedhjes. Por kjo situatë ka shkaktuar një ngërç pasi presidenti ka kallëzuar penalisht dejtuesin e KED, Ardian Dovarinin pasi sipas Metës ka shkelur ligjet me listat e kandidatëve dhe ka tejkaluar afatet.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Inxhinieri elektrik Bashkim Kopliku sulmoi profesoreshën e ndërtimit Luljeta Bozo, sociologu e nxjerr ‘zbuluar’

Close