Home . Aktualitet . Ngjela komenton “Jo” për negociatat: Rama duhet të jap dorëheqjen, ka bllokuar SPAK-un

Ngjela komenton “Jo” për negociatat: Rama duhet të jap dorëheqjen, ka bllokuar SPAK-un

Vendim negativ nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Presidenti francez Emannuel Macron nuk është bindur për hapjen e negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që kundër Shqipërisë janë pozicionuar edhe Holanda me Danimarkën.

Avokati Spartak Ngjela shprehet se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen, nuk ka rrugë tjetër. Ngjela shprehet se Shqipëria është vendi më i korruptuar i Europës dhe 10 pikat e Merkelit janë tmerr për Ramën.

Komenti i avokatit:

“Kurrë mos mendoni se Rama ka qenë ndonjëherë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai ka pasur dhe ka shumë frikë nga 10 pikat e Merkelit, të cilat janë shpëtimi i Shqipërisë dhe likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

Rama duhet të japë dorëheqjen, nuk ka rrugë tjetër. Është krejt i paaftë, dhe kuptohet se është inspiruesi i politikës franceze për votën kundër çeljes së negociatave. Pse?

Sepse ka bllokuar SPAK-un me lloj-lloj mënyrash. Nuk ka asnjë rezultat në luftën kundër korrupsionit të lartë shtetëror . Shqipëria është vendi më i korruptuar i Europës.

Pse shkoi Rama në Serbi dhe kërkoi shengen me Serbinë dhe me Rusinë kundër Kosovës? Këtë kërëkon dhe Franca me Rusinë. Kjo në fakt është një politikë e vjetër antishqiptare brenda së cilës dyshoj se është edhe Rama.

Që të tregojë se nuk ka bërë një lojë të tillë antikombëtare, Rama duhet të japë dorëheqjen.

Zaevi, kryeministri i Maqedonise së Veriut, po pritet të japë dorëheqjen. Ai, sigurisht që është më dinjitoz se Rama…”

Loading...
More in Aktualitet
Rama injoron Metën: Nuk kam pasur asnjë sekondë kohë për presidentin

Close