LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Nis Kongresi i ri i PS-së, rreth 100 mijë anëtarë do të votojnë për të zgjedhur delegatët e rinj (Çfarë do jetë ndryshe këtë herë) 

Nis Kongresi i ri i PS-së, rreth 100 mijë anëtarë do të votojnë për të zgjedhur delegatët e rinj (Çfarë do jetë ndryshe këtë herë) 

Mësohet se procesi i zgjedhjes së delegatëve të Partisë Socialiste ka nisur që në mëngjes. Në 362 qendra votimi, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, 103.056 anëtarë të PS-së do të votojnë për të zgjedhur 706 delegatët e partisë në pushtet.

Ndërkohë, synim për këtë proçes zgjedhor është rritja e përfaqësisë së grave socialiste, ku mësohet se 47% e kandidatëve janë femra.

Ashtu siç u paralajmërua javën e kaluar, PS-ja do të aplikojë dhe dy risitë e reja të votimit në njësinë nr.8 në Tiranë: votimi elektronik dhe online.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Aksidentohet këtë mëngjes presidenti i klubit të njohur shqiptar

Close