LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sociale . Nis ndërtimi i rrugës “Dalip Topi”, Veliaj: Do urbanizojmë të gjitha zonat

Nis ndërtimi i rrugës “Dalip Topi”, Veliaj: Do urbanizojmë të gjitha zonat

Bashkia e Tiranës nisi sot ndërtimin e rrugës “Dalip Topi”, në zonën e Kodrës së Priftit në Njësinë Nr. 3, e cila i vjen në ndihmë një komuniteti të madh, i vendosur aty kryesisht pas viteve ‘90. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi fillimin e punimeve të rrugës dhe siguroi qytetarët se gjatë këtij viti, institucioni që ai drejton do të ketë si prioritet kryerjen e investimeve kapilare në çdo lagje.

“Bashkia e Tiranës ka një moto: Çdo ditë nga një punë konkrete. Puna konkrete për ditën e sotme është rruga “Dalip Topi”, e cila në fakt është një rrugë kufitare midis dy njësive të vjetra, Njësisë 3 dhe Dajtit, sot janë të dyja pjesë e Tiranës së madhe. Tirana është shtëpia e të gjithëve, do të thotë që është edhe shtëpia e tropojanëve, edhe e korçarëve, por edhe e tiranasve autoktonë. Do të thotë që me këtë shumëllojshmëri popullsie që në lagjet ku jetojmë, ajo që na bën bashkë është rregulli, rregullat komunitare, rregullat urbanistike dhe hapësirat publike që duhet t’i ndajmë me njëri-tjetrin”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se ka marrë fund koha e ndërtimeve pa rregulla dhe se tashmë është detyrë e Bashkisë që të urbanizojë këto zona. “Nga ky moment nuk ka më improvizime të tipit, secili murin e vet, secili kanalin e vet të ujërave bardha, të ujërave të zeza, secili një gropë septike apo një pusetë të shpikur aty për aty. Sot të gjitha bëhen me një standard dhe parimi është që, pasi ke ardhur në Tiranë, do të luash me rregullat e qytetit. Është ekzaktësisht ajo që po bëjmë këtu në rrugën ‘Dalip Topi’”,  u shpreh Veliaj, duke theksuar se investimet e realizuara nga bashkia në një vit janë 11 herë më të mëdha se sa katër vitet e mëparshme.

“Do të thotë që në një vit kemi ecur disa herë më shpejt krahasuar me ç’kemi pasur, por e mira s’ka fund, ndaj besoj se të gjithë qytetarët e kanë të qartë se po të vazhdojmë me këtë ritëm, çdo ditë nga një punë konkrete, është vetëm çështje ditësh sa të jemi edhe te një lagje tjetër që mezi po pret të vijnë investimet e baskisë”, tha ai. Veliaj siguroi qytetarët se puna nuk do të ndalet as në muajt e verës në kryeqytet, ku fokusi i punës së Bashkisë do të jetë përmirësimi i infrastrukturës dhe ofrimi i shërbimeve cilësore.

“Dua t’i garantoj qytetarët, se pavarësisht se qyteti, ashtu si e gjithë Shqipëria, do të hyjë në fushatë zgjedhore, kjo nuk do ndikojë aspak në punën e Bashkisë së Tiranës. Siç kemi punuar çdo ditë me një punë konkrete, kështu do të vazhdojmë gjatë gjithë kësaj periudhe, teksa përgatisim kopshtet, çerdhet, shkollat për fillimin e vitit të ri akademik. Jemi të fokusuar te puna dhe besoj se Tiranën e kemi çuar në drejtimin e duhur dhe do të mbajmë këtë ritëm”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Duke siguruar ruajtjen e të njëjtit ritëm në investimet e kryeqytetit, Veliaj deklaroi se cilësia e tyre do të jetë e njëjtë si në qendër, ashtu dhe në zonat rurale. “Në javët në vijim do të hapim sheshin “Skënderbej”, Bulevardin e Ri, do të vazhdojmë me investimet madhore, por besoj se përtej sheshit, bulevardit, pazarit, stadiumit, qytetarët kanë nevojë edhe për ato që janë kapilarët e jetës në komunitet, që janë këto rrugë dhe këto ndërhyrje në lagje, për të bërë diferencën se nuk ka rëndësi nëse je në këtë anë të Tiranës urbane po në anë tjetër, rurale. Të gjithë meritojnë të njëjtin standard nga periferia deri në qendër”, u shpreh Veliaj.

Në rrugën “Dalip Topi” Bashkia e Tiranës parashikon sistemimin e ujërave të zeza e të bardha dhe ndërtimin e mureve mbajtës. Përveç asfaltimit është projektuar edhe pajisja e rrugës me ndriçim e sinjalistikë, si dhe gjelbërimi i saj.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
“Lua-jan” o im vëlla ma jep dhe luaneshën në çadër hua që ta…

Close