LAJMI I FUNDIT
Home . Politike . Nishani kërkon mandat tjetër, a do të jetë “tradhëtari” tek emrat e kandidatëve të PD

Nishani kërkon mandat tjetër, a do të jetë “tradhëtari” tek emrat e kandidatëve të PD

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar 4 ministrat e qeverisë Rama, Fatmir Xhafën për postin e Ministrit të Brendshëm, Ogerta Manastirliu të Shëndetësia, Olta Xhaçka te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Eduard Shalsi te Pushteti Vendor.

Por gjatë konferencës së shtypit Nishani është shprehur kundër kandidaturës së Fatmir Xhafajt për postin e Ministrit të Brendshëm pas akuzave që janë bërë kundër tij në media nga disa persona dhe PD, si hetues në kohën e komunizmit.

Kreu i Shtetit u shpreh se nëse do të kishte të mundësi ligjore do ta refuzonte kandidaturën e Fatmir Xhafajt, pasi e gjykon si të papërshtatshme, por nuk e refuzon dot për shkak të Kushtetutës, prandaj fjalën e fundit e ka Kuvendi.

Dekretet kanë një specifikë të vecantë. Jemi në një situatë të tensionuar. Opozita është në protestë. Jemi pranë fushatës për zgjedhjet dhe kjo situatë e tensionuar nuk e ndihmon procesin, pasi opozita ka kërkesën për zgjedhje të lira.

Në këtë kontekst edhe këto qëndrime të përbërjes së qeverisë kanë specifikë të vecantë. Më e veçanta te ministria e Brendshme për disa arsye, pasi ka një politizim të skajshëm të policisë, c’ka e dëmton situatën para zgjedhore.

Kam ndjekur me shqetësim edhe disa debate për kandidaturën për ministër të Brendshëm. Ka pasur dëshmi shqetësuese, të cilat akuzojnë Xhafën për ushtrim dhune dhe torturë gjatë hetimeve, jo vetëm ndaj atyre që hetohen, por edhe familjarëve. Sipas dëshmive ky hetim fokusohet për reagimet pas vdekjes së diktatorit.

Unë do ta refuzoja këtë kandidaturë, por kushtetuta nuk ma jep këtë të drejtë, unë besoj dhe shpresoj që institucioni që vlerëson kandidaturat që është parlamenti do të gjykojë dhe vlerësoj të gjitha rrethanat dhe specifikën”tha ai.

I pyetur nga gazetarët, nëse kishte dokumente që vërtetonin papërshtatshmërinë e Xhafës, Nishani la të kuptohet se i referohej vetëm dy dëshmive të bëra publike në media. Presidenti vijoi më tej duke kërkuar një hetim parlamentar për kandidaturën e Xhafajt.

Deklaratat janë publike dhe dëshmitë janë publike. Kushtetuta duhet të kishte përcaktuar një hapësira, që në rast se ka informacion që mund të cënohet siguria, ti jepte mundësi institucioneve për t’i verifikuar.

Do të kërkoja një hetim parlamentar dhe ky hetim do të ishte mjaft e udhës që të nxirrte në dritë të vërtetën, do të pastronte figurën e tij, ose do nxirrte në dritë krimet.

Por Kushtetuta është strikt, duhet të zbatoj detyrën e Presidentit të Republikës, të adresojë problematikën” tha ai.

Më pas Presidenti u ndal te situata politike duke u treguar i gatshëm për të negociuar pë krizën, ndërsa përsa i përket deklaratave të opozitës për shtyrje të zgjedhjeve, ai tha se një gjë e tillë në Shqipëri ka ndodhur, por mund të realizohet vetëm nëse palët bien dakord.

Shtyrja e zgjedhjeve nuk varet te Presidenti, shtyja mund të bëhet vetëm në dakordësi të palëve në Kuvend, por edhe në këtë rast në Shqipëri ka precedent. Unë do të kërkoja angazhimin e aktorëve për të ulur tensionin” tha ai.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri, Nishani u shpreh se është gati që të rikandidojë nëse do të mbështetet.

Nëse unë do të kem propozim nga deputetë të Kuvendit për të rikandiduar do ta gjykoj në kontekstin real të arsyes dhe vullnetit politik dhe patjetër do të vijoj të mbetet në gatishmëri” përfundoi ai.

Përgjigjet e Nishanit në konferencë

A jeni dakord për një qeveri teknike për të ulur tensionet dhe e dyta pse nuk e dekretoni datën e zgjedhjeve në Kavajë?
Lidhur me pyetjen e parë është një kërkesë politike e opozitës. Kam qëndruar neutral duke mos u përfshirë.

Si president nuk mund të gjykoj si të nevojshme kërkesën e një partie, kjo është një cështje që zgjidhet në tryezën e partive politike.

Nëse do të ketë një dakordësi, nëse palët kërkojnë të lehtësohet nga Presidenti, jam i hapur për të lehtësuar komunikimin e palëve.

Në lidhje me zgjedhjet në Kavajë, po e nis nga Peshkopia kam dekretuar brenda 48 orëve pas njoftimit nga Kushtetuta.

Në rastin konkret deri tani nuk kam asnjë njoftim nga Kushtetuesja.

I keni konstatuar apo vetëm dëgjuar akuzat për Xhafën?
Kam mekanizmat për të kërkuar info dhe janë të fokusuara në cështje konkret. Deklaratat janë publike dhe dëshmitë janë publike. Kushtetuta duhet të kishte përcaktuar një hapësira, që në rast se ka info që mund të cënojë, ti jepte mundësi institucioneve për t’i verifikuar. Do të ishte e nevojshëm një hetim parlamentar, pasi ka pasur një pozicion të rëndësishëm në komisionin e reformës në drejtësi dhe ky hetim parlamentar, do të qartësonte gjërat.

Por Kushtetuta është strikt, duhet të zbatoj detyrën e Presidentit të Republikës. Por Presidenti ka të drejtën të adresojë problematikën.

Presidenti ka të drejtë për të adresuar problemet te opinioni dhe më pas te Kuvendi.

A mund të shtyhen zgjedhjet?
Tensioni nuk favorizon fushatën, unë u bëj thirrje për të ulur këtë tension për të mos e kaluar vendin në krizë.

Jam gati të ofroj kontributin tim përsa e lejon. Shtyrja e zgjedhjeve nuk varet te Presidenti, shtyja mund të bëhet vetëm në dakordësi të palëve në Kuvend, por edhe në këtë rast në Shqipëri ka precedent. Unë do të kërkoja angazhimin e aktorëve për të ulur tensionin.

Shumica ka më shumë hapësira për të ofruar rrethanat dhe kontekstin më të qetë.

A do të kërkoni një mandat të dytë?
Kjo është një pyetje e rëndësishme për mua. Nuk ka qenë një dëshirë, por gatishmëri për të vijuar përmbushjen e detyrave të asaj që kam nisur dhe që kam demonstruar në zyrën e Presidentit edhe gjatë një mandati të dytë.

Nëse unë do të kem propozim nga deputetë të Kuvendit për të rikandiduar do ta gjykoj në kontekstin real të arsyes dhe vullnetit politik dhe patjetër do të vijoj të mbeten gati.

Mos humbisni:
Berisha “Pas meje u bëftë kiameti”

Close