LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . “Një bankë në Shqipëri, po pastron shuma të mëdha parash!”

“Një bankë në Shqipëri, po pastron shuma të mëdha parash!”

Spartak Braho ka akuzuar një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, se pastron shuma të mëdha parash.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare nuk e ka përmendur emrin e bankës, por ka pyetur drejtorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Agim Ismaili, nëse ka nisur hetim për këtë çështje.

“Ka ndonjë hetim për ndonjë bankë që pastron paratë? Unë nuk do ta them sepse do të krijojmë zhurmë të madhe, por dyshoj që në një bankë bëhet pastrim i madh parash. Keni ndonjë denoncim ju, apo hetim?”, u shpreh dje Braho.

Ismaili nga ana tjetër, as e ka pohuar dhe as e mohuar këtë gjë.

Bankat, edhe pse kanë masa parandaluese, nga bankat na vijnë të gjitha rastet e dyshimta të pastrimit të parave. Nëse kemi hetim për banka që pastrojnë, edhe sikur të kemi, edhe sikur të mos kemi, as mund ta ndaj”, tha Ismaili.

Loading...
Mos e Humbisni
Shqipëria e madhërishme… e veshur me të zeza!

Close