LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Një lajm i mirë për ekonominë vjen nga larg

Një lajm i mirë për ekonominë vjen nga larg

Ideja për të ndërtuar një rrjet të gazit në të gjithë Shqipërinë, një projekt me përfitime kolosale për ekonominë kombëtare është duke u konkretizuar.

Qeveria shqiptare dhe ajo azere sapo kanë firmosur një marrëveshje, e cila shërben si një lloj udhërrëfyesi për zhvillimin e industrisë së gazit në vendin tonë.

Në bazë të kësaj marrëveshje, kompania shtetërore e gazit në Azerbajxhan, “SOCAR”, merr përsëpër hartimin e një studimi fizibiliteti për shtrirjen e të gjithë rrjetit, i cili do jetë një degëzim i furnizuar nga gazsjellësi TAP.

Kompania “SOCAR” është njëkohësisht aksioneve me 20% e këtij gazsjellësi dhe zotëruesja, njëkohësisht operuesja kryesore e rezervave hidrokarbure të Azerbajxhanit.

 

Në pikën tre, të kësaj marrëveshje të firmosur nga ministrat përkatës të energjisë, lihet e hapur mundësia që në përfundim të këtij studimi, të jetë përsëri kompania azere ajo që do të ndërtojë rrjetin për llogari të shtetit shqiptar.

Ndërtimi i një rrjeti gazi në Shqipëri do të sillte një ulje drastike kostosh veçanërisht për kompanitë industriale dhe ato të përpunimit, çka do të stimulonte ndjeshëm rritjen e eksporteve e njëkohësisht, do të ndikonte në përshpejtimin e rritjes ekonomike të vendit.

Marrëveshja në fjalë u publikua sot në Fletoren Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi brenda 15 ditëve të ardhshme.

Për më shumë, mund të konsultoni dokumentin origjinal http://qbz.gov.al/Botime/Akteindividuale/Janar%202017

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Prokuroria që nuk njeh Kodin Penal, i del punë me Romeo Kara: Nuk ka kthim mbrapa, kjo çështje do të gjykohet!

Close