LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Një nga a.ksidentet më të rënda të viteve të fundit në Elbasan”: Ja çfarë ndodhi sot në Papër!

“Një nga a.ksidentet më të rënda të viteve të fundit në Elbasan”: Ja çfarë ndodhi sot në Papër!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Papër në rrugën Elbasan – Peqin. Në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete.
Gazetari Fatmiri Popja raporton për “Balkanweb” se katër persona kanë mbetur të v.dekur në vend, ndërsa 2 janë plagosur. Viktimat kanë qenë në makinën e shtetasit G.K.

Një nga makinat ka kaluar bordurën. Një prej v.iktimave është një vajzë vetëm 25 vjeçe. Dy automjete janë përplasur ballazi, kurse një makinë është përfshirë më tej në aksident.

Në të tre automjetet kanë qenë 6 persona gjithsej. Ky është ndër aksidentet më të rënda të viteve të fundit në qarkun e Elbasanit. Ka pasur edhe reshje shiu, por dyshohet se mosrespektimi i rregullave të qarkullimit ato që kanë shkaktuar këtë aksident.

Ende nuk dihen identitetet e plota të viktimave, pasi angazhimi i policisë dhe zjarrfikësve e mjekëve ka qenë për të dhënë ndihmën e shpejtë.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close