LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Një ngjarje aksidentale në Tropojë: Turisti rrëzohet në mal, niset me helikopter drejt Tiranës

Një ngjarje aksidentale në Tropojë: Turisti rrëzohet në mal, niset me helikopter drejt Tiranës

Një turist amerikan ka rënë në një shpat mali gjatë udhetimit nga Thethi për në Valbonë.Mang Do është dërguar një herë në spitalin e Bajram Currit dhe më pas është nisur për në spitalin e traumës në kryeqytet me helikopter. 39-vjeçari nga Brooklin i SHBA-së ka dëmtuar njërën nga rruazat e shtyllës kurrizore dhe ka thyer një gisht këmbe, por nuk ka asnjë dëmtim serioz dhe është në gjendje të lëvizë.

Turisti nuk ka dashur ta bëjë publik aksidentin e rënies nga shpati i malit.

Ai ka qenë duke ecur në këmbë përmes një shtegu malor dhe është gjetur nga një bari i zonës, i cili ka lajmëruar spitalin e Bajram Currit.

Ekipi ka shkuar në vendngjarje duke udhëtuar në këmbë, pasi autombulanca nuk ka mundur të hyjë, për shkak të terrenit të vështirë.

Vendi ku eshte aksidentuar turisti quhet “Çeta e Arushës” dhe turisti ka qenë duke udhëtuar vetëm. /Shqiptarja.com

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close