LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Njerëz qesharak të politikës! Kryetarja pa asnjë mandat Voltana Ademi vazhdon të bëj “show”… si kryetare

Njerëz qesharak të politikës! Kryetarja pa asnjë mandat Voltana Ademi vazhdon të bëj “show”… si kryetare

Gjatë tre ditëve të fundit, Voltana Ademi është parë mjaft aktive në inaugurimin e rrugëve dhe rikonstruksionin e shkollave në disa zona të Shkodrës, duke nënkuptuar se synon të vijojë punën deri në organizimin e zgjedhjeve të reja vendore dhe të mos pranojë të lëshojë postin.

Aktivitetet e saj në 3 ditët e fundit:

Nisja e punimeve në rrugën “Loro Nodaj”; investim me vlerë 11,5 milion lekë të reja në Njësinë Administrative Guri i Zi;

Koncert për qytetarët e Shkodrës në Sheshin “Nënë Tereza”;

Nisja e punimeve për lotin e dytë të sistemim- asfaltim i rrugës Oblikë Qendër- Lagjja e Re në Njësinë AdministrativeAna e Malit. Investim me vlerë 4,5 milion lekë të reja.

Rikonstruksion i kopshtit të Oblikësës, investim 2.4 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër;

Në Partinë Socialiste përflitet se Pjetri do ta marrë detyrën më datë 21 gusht, duke u konstituuar në universitetin “Luigj Gurakuqi” ose në prefekturën e qytetit.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Kështu duket Kosova nga qielli (Video)

Close