Home . Aktualitet . Njihuni me të riun shqiptar që ndërtoi një biznes milionash me vetëm 800$

Njihuni me të riun shqiptar që ndërtoi një biznes milionash me vetëm 800$

Armir Harris emigroi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen e tij kur ishte vetëm 16 vjeç. Ata u vendosën në Atlanta, Georgia si refugjatë politikë dhe kërkonin azil. Duke mos pasur mundësi të tjera punësimi, ai dhe prindërit e tij, iu futën biznesit të transportit. Xhaxhai i Armirit, i cili kishte emigruar disa vite më herët dhe ishte në krye të një kompanie modeste autobusësh, i ofroi punë atij dhe familjes. Gjatë adoleshencës, Armiri mësoi vetë bazat e dizajnit të faqeve të web-it dhe i ndërtoi kompanisë së xhaxhait të tij një website.

Gjatë Konvenëts Kombëtare Demokratike në North Carolina, xhaxhait të Armirit i kërkuan të siguronte 60 autobusë për të transportuar pjesëmarrësit nga Atlanta, drejt konventës. As ai dhe as një kompani tjetër transporti në zonë nuk mund të siguronte aq autobusë njëherësh. Në këtë moment, Armirit i lindi idea që të nënkontraktonte kompani të tjera transporti. Telefonoi çdo kompani në zonë, ra në marrëveshje për pagesën dhe gjeti autobusët e nevojshëm. Konventa s’donte t’ia dinte kush e bënte punën, për sa kohë bëhej. Në atë moment, kompania e xhaxhait të Armirit, bëri $800,000 xhiro në një operacion të vetëm. Harris kuptoi se në një biznes të tillë, sigurimi i autobusëve aty ku nevojiten, fitimet ishin të mëdha.

Familja e tij nuk mendonte në të njëjtën mënyrë dhe i thanë se nuk do ta mbështesnin nëse do të niste një biznes mbi këtë ide. Dhe pikërisht këtë bëri. Në 2013-n, me vetëm 800 dollar kursime në xhep, Armiri themeloi Shofur, që e shqiptuar lexohet shofer. Koncepti është i tillë: Nëse një kompani si puna e Facebook, Google, CBS apo Bank of America, ka nevojë për një numër të caktuar autobusësh transporti, Shofur i siguron në moment. Vitin e kaluar, Shofur pati të ardhura që arrinin tetë shifra. Dhe e gjithë kjo, falë punës së një njeriu të vetëm.

“E nisa këtë biznes me $800,” thotë Harris. “S’kam tërhequr kurrë para nga kapitali, s’kam marrë kurrë një kredi.” Tanimë, Shofur po ndryshon platformën. Çdokush mund të prenotojë një udhëtim me autobusat e linjës, duke u bërë kështu një konkurrent i drejtpërdrejtë me kompani të tjera transporti si Greyhound apo Megabus. Harris, i cili ndoqi UCLA për disa vite pa u diplomuar, është kryesisht autodidakt. “Nuk dija të programoja. Mësova teksa punoja,” tha ai.

Qëllimi i Shofur është ndërtimi i një platforme të thjeshtë në të cilën kompani autobusësh mund të listojnë mjetet e tyre për shërbime sipas kërkesës. Pak a shumë si Uber ose Lyft që kanë databaza të tëra me shoferë të gatshëm të shërbejnë në bazë të kërkesës së klientit. Shumica e autobusëve parkohen bosh 60 ose 70% të kohës dhe pronarët e tyre janë të motivuar të regjistrohen në Shofur për të pasur më shumë punë.

“E ndava këtë ide me shumë njerëz dhe shumica u përpoq të më bënin të hiqja dorë,” rrëfen ai. Sidoqoftë, 800 dollarët e fillimit nuk zgjatën shumë. Si fillim, iu desh disiplinë. “Personalisht nuk isha i pasur,” thotë Harris dhe më pas tregon se si iu desh të shpërngulej në North Carolina dhe fjeti në divanin e një shoku teksa mblidhte mjaftueshëm fonde për të paguar programuesit që e ndihmonin. Edhe pasi Shofur pa ditët e para të suksesit, Harris vazhdoi të punonte fort. U shpërngul në një apartament të vogël dhe nuk doli nga shtëpia një javë rresht.

Përdorimi i parë masiv i Shofur ishte i ngjashëm me atë të kompanisë së xhaxhait të tij për konventën. Nëse një kompani ka nevojë për shumë autobusë, Shofur mund të gjejë shumë autobusë. E mira e kësaj kompanie është se ndihmon më shumti bizneset e vogla. Me platformën e re, ku çdo klient individual mund të prenotojë një sedilje, në vend të marrjes së një shërbimi nga një korporatë e majme, paratë shkojnë për biznese familjare që zor se gjejnë punë. “Industria e transportit është shumë e vjetërsuar,” thotë Harris. “Më mahnit fakti që kompani të themeluara me miliona dollarë, dështojnë. Mendoj se gjithë ky financim është ai që i dështon bizneset.”

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
“Lehjet” nuk janë opozitarizëm por “qenizëm”!

Close