LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Nona” e dollarit proteston për magazinierin e barit!

“Nona” e dollarit proteston për magazinierin e barit!

Nga Anri Bala

Nuk kanë të përfunduar shakatë e partisë së çoroditur LSI, e cila çdo ditë e më shumë, po tregon se nuk i ka mirë punët me drejtësinë… nga sëmundja ngjitëse dhe e pashërueshme e makutërisë dhe pabesisë, e lënë “amanet” nga këmboraxhiu i Presidencës, i cili pak para zbythjes me ceremoni mortore, ideoi edhe protestat me “çadra”. Pas flakjes që u bë nga ish-partneri… në pushtet, partia sh.p.k e Ilir Metës dhe e “Vejushës” me burrë gjallë, Monika Kryemadhi, nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse ka protestuar, shpesh dhe dhunshëm… kundër drejtësisë, për padrejtësit që do t’i bëjë.

Ditën e djeshme, një grup të rinjsh, të organizuar në mënyrë “rastësore”, dolën e protestuan para Ministrisë së Drejtësisë, për rastin e ekstradimit të Nezar Seitit, histori të cilën ndoshta asnjë prej të rinjve që ndodheshin në protestë… ka shumë gjasa mos ta njohë, aq më pak ta kuptojë. Një sqarim për fëmijët ruandez: Seitin nuk e kanë dërguar me pushime në Bora Bora… është në burg, prej nga do të japë sqarime, për të gjitha akuzat dhe do hetohet nga një drejtësi europiane, qindra herë më e drejtë dhe korrekte se kjo bordello… që akoma nuk është pastruar, e që vetëm emri i ka mbetur!

Por ka një arsye, që Nazeri u duhet këtu: për tu hetuar nga treshja e famshme e prokurorëve nga i njëjti qytet. A thua se vendlindja e tyre ishte “kryeqyteti i prokurorëve”… dhe u ra shorti. Këta, pa i paragjykuar për personalitetin e tyre, por dyshues për dorën që hodhi “goglat” e shortit, mund të jenë shpresa e fundit e LSI, pa e ditur as ata vetë… prokurorët.

Janë këto “protestues për drejtësi”, që i paragjykojnë duke i menduar si hallkën e fundit të pengëmarrjes së drejtësisë. Ata kishin shpresë, se mund të mbanin gjatë një zjarr të ndezur me kashtë e letra, për ta ndier veten gjallë, duke e quajtur kauzë “Tahirin”, por delegimi i çështjes në duar më të sigurta, i ka bërë ta humbasin arsyen!

Por çfarë rëndësie ka, për Vejushën e rëndësishme është të “ulëritet”! Mjafton të bësh zhurmë me disa adoleshentë herë pas here, që ajo dhe Këmboraxhiu ta bëjnë gjumin “rehat”… edhe për pak kohë, në vilën e tyre me 11 banjo, palma dhe orendi milionshe, duke larguar makthin e shfaqjes së katallanit drejtësi, që pakuptuar… “ç’fësht” ta merr kaptinën.

Ndaj, sot ata duhet të përgatiten mirë, sepse nëse u kanë ngelur pak mend në kokë, duhet të merren me “arkëtarët” e tyre, jo me arkëtarin e barit dhe të kullës së barit nga Babica, që edhe nëse ka bërë ndonjë zullum, nuk ka futur duart në xhepat e shqiptarëve, por kokën e tij tek rrethi i krimit. Milionat e gjeneruar nga vjedhja dhe mashtrimi i qytetarëve, janë një krim shumë herë më i rëndë se mbjellja dhe shitja e “barit”.

Të jem i sinqertë, Vejushës dhe Këmboraxhiut nuk po i’u shkojnë hiç punët mirë! Brenda një kohe të shkurtër, janë kallëzuar penalisht dhe arrestuar disa zyrtarë të rëndësishëm të SHPK-së së tyre politike, e që dje e vazhdoi radhën Dashamir Xhika, pa përmendur disa drejtorë të kërkuar ndërkombëtarisht, apo ca më të vegjël, që janë akuzuar për krim elektoral dhe për disa të tjerë, që vazhdojnë hetimet, e tashmë jo nga Llalla dhe llallaxhinjtë me toka, vila dhe saraje, por nga një prokurore me një shtëpi me qera 35 mijë lekëshe.

Kjo e ka çorientuar taborin e LSI, që vrapon që pagdhirë, padrejtim, për ta nxjerrë dufin tani, në dyer që nesër nuk mund t’i gjuajnë me domate dhe me vezë, sepse nuk do ta kenë mundësinë, pasi duart do t’i kenë me byzylykë hekuri.

Milionerëve të Lalzit, që i dhimbsen njerëzit e varfër, po u rrëshket toka nën këmbë dhe janë nisur drejt një tatëpjete me fund të rrezikshëm. Bëjnë mirë t’i largojnë kalamajtë “ruandezë” nga rruga e përdorimit, sepse sivjet nuk do ketë Jalë, por “ngjalë”, që do hahet… por jo nga goja.

Ndaj klithjet, çirrjet e ulërimat, si të gjithë ata, të cilët u kanë shitur karshillëk shqiptarëve, duke bërë jetë kontësh e princash, të cilët “të pabrekë i gjeti dreka, milioner u zuri darka dhe të drobitur e shkopitur do i gjejë vera”, nuk bindin e frikësojnë askënd!/TNA.al

Loading...
Mos e Humbisni
Kërcënim “berishian”: Shitja e detit vetëm ashtu siç e bëra unë, ndryshe…! (Video)

Close