LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Nuk e di ku është babi”: Historia tronditëse e 10-vjeçarit shqiptar në Siri, i cili endet prej 7 vitesh nëpër kampe (Video)

“Nuk e di ku është babi”: Historia tronditëse e 10-vjeçarit shqiptar në Siri, i cili endet prej 7 vitesh nëpër kampe (Video)

Nuk e ka humbur buzëqeshjen dhe flet shqip shumë mirë. Por nuk e di fare se kur ka mbërritur në Siri. E di që babai e ka marrë me vete atje, por tashmë nuk e di se ku ndodhet ai.

“Jam 10 vjeç”, thotë vogëlushi i cili pranon se në kampin Al Hawl ka ardhur para 7 muajsh.

10-vjeçari pyetet nga gazetari i A2, Jul Kasapi se kush e ka sjellë në Siri, djaloshi përgjigjet: “Babi im”.

Një grua e moshuar, gjithashtu shqiptare, tregon se vogëlushi ka mbërritur në Siri prej 7 vitesh, pra kur ka qenë vetëm tre vjeç.

Ai është vetëm një nga shumë fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin famëkeq ku mbahen gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS.

Kampi ku deri para pak ditësh ndodhej edhe Alvin Berisha, i cili fatmirësisht arriti të largohej prej atje.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Raporti i DSIK: Partnerja e Alibeajt është përfshirë në veprimtari korruptive

Close