Home . Aktualitet . ‘Nuk e dua Shqipërinë o vëlla, dua Kosovën’, komentatori habit me deklaratën, ‘shpërthen’ në kritika rrjeti

‘Nuk e dua Shqipërinë o vëlla, dua Kosovën’, komentatori habit me deklaratën, ‘shpërthen’ në kritika rrjeti

Komentatori kosovar Andin Lokaj ka bërë një deklaratë të habitshme mbrëmjen e sotme, pak para nisjes së ndeshjes Kosovë-Angli dhe njëherazi Shqipëri-Islandë.

I ftuar në emisionin “Imazh” në RTK, ku dhe është i punësuar Lokaj ka thënë se nuk e do Shqipërinë por do vetëm Kosovën pasi ata tashmë kanë Kombëtaren e tyre.

“Unë nuk e dua Shqipërinë o vëlla, e dua Kosovën. Këto janë sene të babadimrit. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, deklaroi Andin Lokaj.

Në rrjet ka nisur të shpërndahet deklarata e tij, ndërsa fyerjet dhe sharjet kundër tij kanë qenë të shumta pasi e kanë konsideruar një deklaratë fyese pasi të gjithë jemi shqiptar. Nuk kuptohet shkaku i kësaj deklarate të gazetarit, por ajo përfshinë një gjuhë diferencuese mes dy vendeve dhe është e papranueshme.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Paralajmërimi i fortë i Saimir Tahirit pas pretencës: Do ta bëj dhe unë një rrëmujë, nuk kalon kaq lehtë

Close