LAJMI I FUNDIT
Home . Lifestyle . Nuk e keni ditur se kush është Fevzije Konushevci?!

Nuk e keni ditur se kush është Fevzije Konushevci?!

Gili është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Ajo ishte e ftuar në fundjavë në “E diell”, ku gjatë intervistës foli edhe për arsyen pse nuk e ka ndryshuar emrin.

Emrin i saj i vërtetë është Fevzije Konushevci, por edhe pse njihet si Gili, ajo ka preferuar të mos e ndryshojë.

“Jo vetëm që nuk e kam pasur problem, por e kam respektuar gjithmonë sepse ma kanë vendosur prindërit e mi, e kam për krenari”, u shpreh këngëtarja.

“Madje kur jepja mësim në fakultet në lëndën e gjuhës shqipe, të gjithë studentët më thërrisnin prof. Fevzije ndërsa në skenë zgjodha të më quanim Gili. jo vetëm se më përshtatej më shumë, por edhe sepse është dhe më e lehtë për t’u mbajtur mend”, tha Gili ndër të tjera.

Loading...
More in Lifestyle
Ajola në superformë ndan momentet e saj të ëmbla me Kajan

Close