LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . ‘Nuk është hera e parë që e bën’, Shalsi zbulon qëllimin e Bashës: Nuk e do çeljen e negociatave!

‘Nuk është hera e parë që e bën’, Shalsi zbulon qëllimin e Bashës: Nuk e do çeljen e negociatave!

Ministri për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi, i ftuar në ABC Neës ka komentuar deklaratën së fundit të kryedemokratit Lulzim Bashës për mbajtjen e protestave të opozitës.

Shalsi u shpreh se ky vendim nuk ndryshon strategjinë e opozitës, e cila nuk do në asnjë mënyrë të çelen negociata.

Sipas Shalsit, një gjë është e vërtetë, të gjitha përpjekjet e tyre për të shkaktuar kaos, rrëmujë, për të ndërtuar një lëvizje anti-sistem kanë dështuar.

‘Deklarata e fundit që do fillojnë protestat në Tetor pikërisht në vendimmarrjen për çeljen e negociatave nuk ndryshon strategjinë e opozitës, e cila nuk do në asnjë mënyrë të çelen negociata, nuk do në asnjë mënyrë këtë hap i cili do ndihmonte perspektivën evropiane të Shqipërisë. Nuk është hera e parë që e kanë bërë. Protestat e opozitës kanë ardhur duke u tkurrur, janë mbajtur me një oksigjen të bashkive të djathta. Sigurisht që nuk është një gjë që na vjen mirë sepse kërkon të përçohet një imazh nëpërmjet mediave të një Shqipërie që nuk është jo që shpesh herë ka dalë në media. Një gjë është e vërtetë, të gjitha përpjekjet e tyre për të shkaktuar kaos, rrëmujë, për të ndërtuar një lëvizje anti-sistem kanë dështuar. Mbi të gjitha kemi një qëndrim në unison të faktorit ndërkombëtar për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 Qershor’, tha Shalsi.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close