LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Nuk i shënon dot Berishës”! Presidenti Duka ‘kapet’ me Ramën

“Nuk i shënon dot Berishës”! Presidenti Duka ‘kapet’ me Ramën

“Air Albania Stadium” do të çelë nesër dyert me ndeshjen midis Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe Kombëtares Franceze. Një ditë para ndeshjes, Kryeministri Edi Rama u takua me ekipin kombëtar të futbollit dhe stafin teknik në fushën e blertë të stadiumit.

Për lojtarët e ekipit kombëtar stadiumi i ri është impresionues. Madje për disa ende e pabesueshme që janë duke e luajtur ndeshjen në shtëpi. Më pas kryeministri Rama gjuajti një 11-metërsh përballë Strakoshës, i cili përfundoi në rrjetë. Duka tha se Rama nuk mund ti shënonte Berishës.

Pjesë nga biseda

Duka: Do fitojmë? Po do bëjmë maksimumin thuaj. Po bëmë maksimumin rezultatet vijnë vet. Po ne me Andorrën nuk bëmë maksimumin.

Balaj: Nesër do fluturojmë se jemi me Air Albania.

Rama: Ty për të fluturar të kemi se në tokë s’kap gjë. Se ti kap ndonjë gjë në ajër të paktën. Akustika dëgjohet mirë këtu. Do ketë shumë zhurmë.

Salihi: Do dëgjohet mirë kur tiu shajnë. (qesh)

Balaj: Fusha është e mirë. Më e mirë se e Elbasanit.

Rama drejtuar Dukës: Po është më e mirë se këtë e kam bërë unë. Të Elbasanit e ke bërë ti.

Rama: Tia bëj një gol me penallti Strakoshës para se të iki?

Duka: Strakoshës mund t’ia bësh por Berishës jo.

Loading...
More in Aktualitet, Sport
“Çfarë nuk më dëgjuan veshët! Rama publikon artikullin e “Gazzetta dello Sport” (Video)

Close