LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Nuk ju dënuan se keni materiale k.ërcënuese për qeverinë, Tahiri përgjigjet i fyer

Nuk ju dënuan se keni materiale k.ërcënuese për qeverinë, Tahiri përgjigjet i fyer

I pyetur në lidhje me akuzat e opozitës se ish-ministri ka në dorë të dhëna që mund të k.ërcënojë mazhorancën, Saimir Tahiri u përgjigj se kjo nuk është e vërtetë.

“Më pyesni mua të them a janë të vërteta akuzat e opozitës kur mund të pyesni ata a mund t’i vërtetojnë. Është fyese të mendoni që k.ërcënokam njerëzit me materiale.

Unë në 4 vjet kam bërë detyrën dhe nuk hyj tek njerëzit që mbaj letra në xhep për të k.ërcënuar këdo. Është fyese për mua të mendoni që po e çaj rrugën drejt të vërtetës duke k.ërcënuar njerëz.

Duket sikur ju realisht mendoni që ata kanë diçka që të mund të k.ërcënohen. E kanë bërë vërtetë kaq baltë sa të jenë të k.ërcënueshëm?

Unë mendoj që herë tjetër kur të dëgjoni deklaratat e opozitës kërkoni t’i verifikojnë ata, jo unë. E thonë se e kanë bërë vet. E dini shantazhin që i kanë bërë gjyqtarëve e prokurorëve. Kësaj rrugë i shkoj vetëm me drejtësinë time para”.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close