LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Nuk ndryshon asgjë”, Blerina Gjylameti e thotë hapur: Ilir Metës, Venecia i vuri pikat mbi “i”

“Nuk ndryshon asgjë”, Blerina Gjylameti e thotë hapur: Ilir Metës, Venecia i vuri pikat mbi “i”

Pas raportit të Komisionit të Venecias për Presidentin Ilir Meta ku theksonte se kapërceu kufijtë për anulimin e 30 Qershorit, ka reaguar edhe deputetja socialiste Blerina Gjylameti.

Sipas saj nuk ndryshon asgjë pas draftit, përfundimisht Presidenti ka shkelur kushtetutën.

Reagimi i Gjylametit

Nuk ndryshon asgjë pas draftit, përfundimisht Presidenti ka shkelur kushtetutën.

Komisioni i Venecias tregon qartë dhe në fjalën e tij të fundit kalimin e kompetancave dhe shkeljen e paprecedent të Presidentit në ndryshimin e datës së zgjedhjeve. I bërë palë dhe tërësisht i një anëshëm, Ilir Metës, Venecia i vuri pikat mbi “i”. Ekspertiza ligjore dhe ndërkombëtare të cilën me padurim dhe plot konsideratë e pritur nga Presidenti, e tha dhe fjalën e fundit. Tani është e qartë si më poshtë, e shkruar e zezë mbi të bardhë në komunikatën zyrtare të Komisionit të Venecias:

Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të caktuar të votuesve, nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundesinë të pengonin çdo proces zgjedhor në të ardhmen.

Kokëfortësia e ngushtë don kishoteske për ta bërë Venecian si mullijntë e erës, është fasada që presidentit i ra. Mbi të gjitha duhet vlerësuar vendimi i maxhorancës dhe stoicizmi që tregoi duke ruajtur parimin e periodicitetit dhe nga ana tjetër hapësirën e mbetur për dialog, në bashkërendimin e porosive të Bundestagut për të realizuar rekomandimet e OSBE-ODIHR në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Lajthit ish deputeti i SHQUP: “Albin Kurti do të mbështetet tek ne për bashkimin e Shqipërisësë…kur të vijmë në pushtet!”

Close