LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Nuk përmbahet Albin Kurti ndaj Alban Dudushit ‘live’ në emision: Ty duhet të të thërrasë prokuroria me këtë që thua

Nuk përmbahet Albin Kurti ndaj Alban Dudushit ‘live’ në emision: Ty duhet të të thërrasë prokuroria me këtë që thua

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është përplasur ashpër me gazetarin Alban Dudushi.

Teksa gazetari po i nënvizonte ndasitë dhe përplasjet që ka pasur VV me partinë e Isa Mustafës, me të cilën Kurti do të krijojë koalicion për krijimin e qeverisë, Dudushi shtoi ndër të tjera se: “Isa Mustafës i keni gjuajtur me moltov në shtëpi, kur ishin protestat!”

Pjesë nga biseda në Open:

Kurti: Nuk është e vërtetë, kjo është shpifje. Ke qejf të të thërrasë prokurori apo si është puna. Të të thërrasë ty prokurori, se përderisa thua këtë po paraqitesh si dëshmitar i prokurorisë për një vepër penale timen. Kjo është shpifje. Ka shumë protestues. Paskeni dëshmi se VV i ka hedhur molotov shtëpisë së Mustafës. U paraqitët vullnetar si dëshmitar i prokurorisë kundër VV

Dudushi: Do kapeni me këtë tani, puna është se me Isa Mustafën ju keni ndarje shumë të mëdha? Apo jo? Jo vetëm ndarje ideologjike.

Kurti: Kjo është gjë tjetër. Për këtë prokurori nuk të thirr.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Komisioni i Jashtëm në Senatin Amerikan miraton emërimin e diplomates, Yuri Kim zyrtarisht ambasadore e SHBA në Tiranë

Close