LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Nxori planin “sekret” të Edi Ramës për Ilir Metën! Artan Hoxha përplaset ashpër me Agron Dukën

Nxori planin “sekret” të Edi Ramës për Ilir Metën! Artan Hoxha përplaset ashpër me Agron Dukën

Një debat me tone të larta është zhvilluar mes gazetarit investigativ, Artan Hoxha dhe kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Hoxha u shpreh se kryeministrit Rama nuk i leverdis ta shkarkojë Metën, por ta “telendisë” atë.

Hoxha u shpreh:

Unë mendoj se Rama nuk do ta shkarkojë Metën. Atij nuk i leverdis ta shkarkojë, por ta ketë aty dhe ta telendisë….”
Ende pa e përfunduar mendimin, Duka i ndërpret fjalën Hoxhës, duke shpërthyer në studio me tone të larta, teksa e cilësoi opinionin e gazetarit si idiotësi.

Sipas ish-deputetit, presidentin mund ta shkarkojë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Ai tha:

Po boll more, po ç’janë këto idiotësi. Metën e shkarkon vetëm Gjykata Kushtetuese, ç’janë këto budalliqe vogëlsira. Por pse more, pak e ka telendisur? E ka telendisur dhe e ka degjeneruar. Me libër shpie e ka sharë.”

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close