Home . Kryesore . O ba, po tani çfarë të bëj?!

O ba, po tani çfarë të bëj?!

Nga Anri Bala

Vizita e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Brian Yee, ishte shansi i fundit që vendi t’i rikthehej normalitetit. Por siç duket, kjo nuk ishte në dorë të Kryeçadrës, por diku tjetër… Dihet se ku, por edhe nëse nuk e di dikush, dje Lulzim Basha e zhvlerësoi aq shumë veten, jo si kryetar opozite, sepse ajo dihet, por si një parveny i neveritshëm me turravrapet që niste nga Hotel SHQUP-i, për ta ndalur frymën tek “selia” e kryetarit të tij, babait të intrigave e mashtrimeve.

Sigurisht, vizita e Yee është varka e shpuar, por shpresa e fundit për të shpëtuar partinë më të madhe opozitare, e cila çdo ditë e më shumë po e drobit notimi pa drejtim. Varka e hedhur nga Yee dhe Lu, nuk ishte varkë shpëtimi vetëm për SHQUP-in, por edhe për tufën e çuditshme të aleatëve të vetmuar papërkrahje me në krye Nardin me shokë… pa asnjë shokë, plazhistin Dukën e Durrësit, “Kaubojsin”, Mirin e Gërdecit, grekun vlleh Dule si përfaqësues dinjitoz i antishqiptarizmës, përballë legalistit Gjana dhe nacionalistit Spahiu.

Nuk e di nëse ekziston në ndonjë vend në botë një aleancë e tillë opozitare, por një gjë e di dhe e kuptoj mirë, e vetëemëruar opozitë, nuk ka lidhje me idetë opozitare si barrikadë për të kontribuar për prosperitetin e vendit, por për tu shëruar nga sëmundja e zgjebes: “Karrigomania”.

Kjo është arsyeja kryesore e kësaj lufte me mullinjtë e erës, nga një tufë “rosinantësh” të politikës shqiptare. Për të mos thënë se këto “rosinantë” po përdoren mjeshtërisht nga “rosinanti” më i ri, ai i zotit Berisha. Lulzim Basha po i përdor dhe tall këta të mjerë, që nuk kanë asnjë impakt me numërin e zgjedhësve që përfaqësojnë, por janë të vlefshëm për të krijuar një fasad si “Opozita e bashkuar,”e që atij i duhet deri sa të katapultohet përsëri si përgjegjësi i përgjumur i Hotel SHQUP-it.

Takimet e djeshme me këta “pleshta” që kërcejnë sa andej këtej, nuk kishin asgjë reale, por veprime groteske për të krijuar iluzione nëpërmjet mediave të “berihajit,” se ai po negocionte me aleatët  dhe se nuk merrte asnjë vendim pa mendimin e “vyer” të tyre. E vërteta, që dje e turpëroi dhe e ktheu në origjinë dhe me këmbë në tokë Lulzim Bashën, ishte se ai e deklamoi publikisht se nuk është kryetari i opozitës, por ordinanca Shvejk i graduar pa dekorata nga Sali Berisha. Tre herë me shpejtësinë e erës, shkoi t’i lutej që ta shpëtonte nga “buldozeri,” por Berisha donte ta mundonte, sepse intrigën e kishte përgatitur me kohë.

Në fund pasi e pa që afati po i skadonte i dha zgjidhjen me detyrim përcaktim, por që nuk ishte në dorën e tyre: Prano paketën “McAllister” por kërko shtyrje të pamunudura të zgjedhjeve dhe numërim të pamundur elektronik: Pra prano çdo gjë dhe kërko të pamundurën!

Në paketën McAllester, nuk gjen në asnjë rresht të shkruhet shtyrje të zgjedhjeve që tejkalon afatet kushtetuese. Data e zgjedhjeve është e drejtë kushtetuese e Presidentit, vetëm ai mund të ndryshoj datën brenda kornizave kushtetuese dhe hartuesit e paketës nuk mund t’i kërkonin qeverisë atë që nuk është pjesë e saj.

Mirëpo Sali Berisha, i cili në pushtetin e tij pas “gremisjes” e ka shkelur kushtetutën 27 herë dhe kurrë nuk mbajti përgjegjësi morale dhe ligjore, e di shumë mirë, që Edi Rama nuk është kompetent i shtyerjeve të zgjedhjeve, pra nuk është e drejta e tij. Nëse Nishani, presidenti në detyrë dhe Gjin Gjoni i Kolegjit Zgjedhor, mendojnë se zgjedhjet duhet të shtyhen, nuk ka asnjë problem, Rama do respektoi Kushtetutën.

Të gjitha veprimet e PD-së, të dirigjuara nga Berisha kanë dy qëllime, mos votimin e vettingut dhe mos ballafaqimin e Bashës në zgjedhje, ku humbja do jetë katastrofike, vetëm nga mungesa totale e strukturave partiake nëpër rrethe dhe për pasojë, ai automatikisht largohet nga drejtimi i PD-së. Shtyrja në shtator, është një truk për të shpëtuar Bashën, por që ligjërisht është e parealizueshme, sepse kanë trokitur në derën e gabuar.

Tani do vazhdojmë të dëgjojmë ulurima dhe të qara, e të shara nga çadra, se ata janë gati për gjithçka, por vetëm Rama të shtyjë zgjedhjet e Nishanit. Mirëpo këto broçkulla nuk i beson më njeri, aq më tepër kur thuhen nga juristi holandez. Tani nuk i ka mbetur gjë tjetër, por ti drejtohet për herë të fundit kryetarit të përjetshëm, duke i’u lutur: O ba, po tani nga do t’i a mbajmë?!/Zathur.net

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Europa le të mbushet me Romana, por Shqipëria duhet të pastrohet nga këto putana!

Close