LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Odeta Nishani: Dorëheqje nga Min. e Turizmit, atmosferë fyese

Odeta Nishani: Dorëheqje nga Min. e Turizmit, atmosferë fyese

TIRANË – Zonja e Parë, Odeta Nishani jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Tregut dhe Statistikave të Turizmit në Ministrinë e Turizmit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zonja Nishani në faqen e saj në Facebook.

Këtë vendim ajo shprehet se e ka marrë duke e gjykuar fyese dhe të papranueshme atmosferën e krijuar në institucionin ku punon. “Duke e gjykuar fyese dhe të papranueshme këtë atmosferë, me keqardhje largohem nëpërmjet dorëheqjes së parevokueshme nga Ministria”, shprehet Odeta Nishani, e cila pas ndarjes së MKTRS tashmë ndodhet në varësi të ministres Eglantina Gjermeni.

Fillimisht ajo argumenton situatën dhe atmosferën, sipas këndvështrimit të saj, që është krijuar në Ministrinë e Kulturës. “Arroganca dhe tensionimi artificial bazohen në kërkesa, të cilat dëshmojnë mungesë vizionesh, mosnjohje të realitetit dhe të punës së bërë deri tani. Presioni psikologjik, trysnia e vazhdueshme, pretendime absurde, shkrirja e strukturave ekzistuese dhe krijimi i strukturave të reja, të mbivendosura me institucionet e varësisë po përdoren në menyrë që njerëzit të vetëlargohen nga puna, e shoqëruar kjo edhe me prishje kontratash, duke përfituar nga statusi i ri i ministrisë pas ndarjes së MTKRS-së (Ministrisë Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve)”, shkruan Zonja e Parë.

Sipas saj, thënë thjesht, etika është baza e komunikimit në administratë, në shoqëri, në shkollë e kudo në sferat e jetës. Kur ky parim cënohet, komunikimi gjymtohet ose bëhet i pamundur.

Ajo ka gjetur rastin për të falenderuar përzemërsisht të gjithë bashkëpunëtorët në këto vite “për profesionalizmin, përkushtimin, ndershmërinë dhe rezultatet e arritura, të cilat sfidojnë çdo nihilist dhe nihilizëm qëllimor”.

Loading...
More in Aktualitet
Durrës, kapen 600 kg kanabis në kamionin drejt Barit të Italisë
Close