LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ola Bruko largohet nga emisioni, reagon ashpër Artan Kristo: Paraja po “hedh tuç” gazetarinë! Si ndikoi Elvis Naçi?!

Ola Bruko largohet nga emisioni, reagon ashpër Artan Kristo: Paraja po “hedh tuç” gazetarinë! Si ndikoi Elvis Naçi?!

Nga drejtimi i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët është larguar moderatorja Ola Bruko. Gazetari Artan Kristo ka treguar se Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe se i vendos vetë rregullat për emisionin.

“Arsyeja është fare e thjeshtë. Sipas të dhënave jozyrtare, (të verifikuara sigurisht) Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe, “meqë topin e kishte ai, penalltinë do e gjuante ai”. Ola nuk duhej të drejtonte më emisionin. Nuk kishte rëndësi që nuk është gazetar, nuk kishte rëndësi që di, apo nuk di të drejtojë emisione, por e rëndësishme është që ai jep paratë dhe ai duhet te bëjë ligjin. Ai dhe jo gazetari duhet te caktojë kush drejton emisionin, kush është i ftuar, kujt duhet t’i bëhet reklamë, si duhet të vishet drejtuesja, e mbuluar, apo pa xhihab, etj etj. Sepse ai paguan dhe ai është gjthëçka. I talentuari , gazetari, profesionisti është një hiç, një njeri që hiqet nga ekrani me një të kërcitur gishti…”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Gazetaria po vdes…
Nuk besoj të ketë asnjë shikues që të mendojë se emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” profesionalisht sot ishte më i mirë, sesa kur e drejtonte Ola Bruko bashke me hoxhën Elvis Naçi dhe këngëtarin Sidrit Bejleri. Po kështu, nuk mendoj se asnjë gazetar, apo asnjë nga shefat e News 24 të mendojnë që sonte emisioni që më i mirë dhe te ishin dakord me këtë ndryshim. Por pse ndodhi kështu?

Arsyeja është fare e thjeshtë. Sipas të dhënave jozyrtare, (të verifikuara sigurisht) Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe, “meqë topin e kishte ai, penalltinë do e gjuante ai”. Ola nuk duhej të drejtonte më emsionin. Nuk kishte rëndësi që nuk është gazetar, nuk kishte rëndësi që di, apo nuk di të drejtojë emisone, por e rëndësishme është që ai jep parate dhe ai duhet te bëjë ligjiin. Ai dhe jo gazetari duhet te caktojë kush drejton emisionin, kush është i ftuar, kujt duhet t’i bëhet reklamë, si duhet të vishet drejtuesja, e mbuluar, apo pa xhihab, etj etj. Sepse ai paguan dhe ai është gjthshka. I talentuari , gazetari, profesionisti është një hiç, një njeri që hiqet nga ekrani me një të kërcitur gishti…

Nuk do merresha me këtë sikur të ishte rasti i vetëm që gazetaria “është hedhur në tuç nga paraja”. Shikoni portalet. Jane të mbushura me shkrime me porosi, me pagesë , ku i patalentuari që nuk di të këndojë shpallet si këngëtari i madh që po bën bujë, ku shkrimtari që nuk di të shkruajë një fjali pa gabime sintaksore e ortografike shpallet si më i madhi i kohës etj etj.
Por të ishin vetëm artistët që bëjnë këtë është gjysma e së keqes. Faqet e portaleve e gazetave jane mbushur edhe me biznesmene e politikane që blejnë me para ose “me ndere” faqet e gazetave dhe brenda pak muajsh shkëlqejne si politikaë apo opinioniste, kur nuk kanë as dy gram tru e nuk dijnë të shkruajnë dy rrjeshta apo të lidhin dy fjalë. Dhe pastaj ankohen se “u dhëmb syri kur lexojnë në Parlament fjalimet që u bëjnë gazetarët…

Dhe e bukura është që për këto ka edhe tarifa fikse zyrtare që shkojnë deri në një mijë apo dy mijë euro për publikim. Botuesit justifikohen se është normale që reklama paguahet, se kështu bën edhe bota, por “harrojnë” që këtyre shkrimeve t’u vënë sipër mbititullin ”Reklamë”, apo “Artikull i porositur”.
Por para paguahen, jo vetëm për të botuar, por edhe për të mos botuar. E keni vënë re se shume shkrime kritike botohen disa sekonda ne ëeb e zhduken menjeherë?! Jo sepse nuk ishin të saktë, por sepse ai që kritikohet paguan për heqjen apo mosbotimin e shkrimit dhe puna e gazetarit që mund të ketë vënë edhe kokën ne rrezik hidhet në kosh, sepse ai që ka para paguan qindra e ndofta mijëra euro për të hequr shkrimin nga ëebi, apo për të mos e botuar në gazetë. Më vjen ndoht të flas këtu për rastet e “gjobave”, kur shefat dërgojnë gazetarët për të bërë shkrime apo kronika kritike për X apo Y dhe para botimit “u kërkojnë takim për të biseduar”…
E dini se një nga mjetet e fitimit për pronarët e portaleve është edhe pagesa që bëjnë njerëzit e inkriminuar për të hequr emrat e tyre nga njoftimet e kronikës së zezë të publikuar nga policia?! Dhe për këtë ka edhe tarifa fikse që pronarët e portaleve ua thonë të interesuarve edhe nëpërmjet telefonit. E , pra, kjo nuk është gazetari, por biznes i pastër. Dhe disa prej tyre ndërkohë mbahen edhe si yjet e gazetarisë shqiptarë, të kësaj gazetarie që paraja dhe politika e ka hedhur në tuç dhe po e vdes dalë nga dalë.
PS. Edhe unë vetë jam një gazetar, që me keqardhje kam dhënë dorëheqjen nga gazetaria, por herë pas here revoltohem e nuk më rrihet pa shkruar…

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Makina shpërthen në flakë pasi përplaset me maunen, në tunelin Elbasan-Tiranë, vdes vëllai i Blerina Gjylametit

Close