LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Divjakë: Bie një avion me drogë, piloti italian

Divjakë: Bie një avion me drogë, piloti italian

Një operacion i madh antidroge është duke u zhvilluar në Divjakë, ku mësohet se është ndaluar një avion i vogël si dhe katër automjete të ngarkuara me kanabis sativa. Sipas burimeve të policisë në afërsi të avionit janë gjetur 300 kg hashash. 

Policia bën me dije se avionic i tipit ‘Piper’ është nisur nga aeroporti i Rinasit dhe ka ngecur në rërën e Divjakës në tentativë për tu larguar. Burime të policisë  thane se është ndaluar një avion i vogël i drejtuar nga një shtetas italian, ku ndodhej edhe një shqiptar, i cili arriti t’i largohet policisë si dhe një mjet Mitsubishi i ngarkuar me kanabis sativa. Shtetasi italian ndodhet në duart e policisë shqiptare.

Konfirohet se shtetasi shqiptar është larguar me shpejtësi në momentin që policia ka mbërritur për të rrethuar avionin. 

Burime nga policia bëjnë me dije se, dyshohet se në zone po kryhej një trafik droge me avion.

Forca të shumta policie janë përfshirë në këtë operacion, për të ndaluar një avion me drogë, siç raporton Ministria e Brendshme. Policia ndërkaq ka ngritur postblloqe në kufi me Divjakën si dhe në zonën e Spillesë dhe pranë urës së Mbrostarit.

Trafiku i drogës nëpërmjet avionëve në Divjakë u përmend nga SHISH, në informacionet që i përcillte Ministrisë së Mbrojtjes.

AVIACIONI CIVIL: AVIONI ME LEJE
Ndërkohë që Aviacioni Civil, në një reagim të menjëhershëm lidhur me ngjarjen hedh poshtë pretendimin e policisë për shkelje të paligjshme të hapësirës ajrore shqiptare, duke theksuar se avioni i bllokuar në Divjakë ka leje fluturimi në hapësirën shqiptare. Sipas këtij autoriteti, “Leja e fluturimit mban nr. 193 dhënë më 05.05. 2014”.

‘DROGA’, DËSHMIA E NJË BANORI NGA LUSHNJA: 1 MUAJ MË PARË U UL NJË AVION Dyshimet për trafik droge me mjete të Forcave të Armatosura janë shndërruar prej disa javësh në temën kryesore të debatit politik dhe shoqëror në vendin tonë. 


Pas publikimit të një dokumenti të SHISH-it, në emisionin “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani, ku jepen detaje se një avion i vogël sportiv i bardhë është ulur në aeroportin e Gjadrit, NEWS24 siguroi një tjetër dëshmi që ngriti dyshime për trafik droge edhe nga Lushnja. 

Një banor i fshatit Bedat të Lushnjes deklaron se rreth një muaj më parë ka parë të ulet një avion në rrugën “Bedat Adriatik”, rreth orës 09:00 të mëngjesit. Genti Kuqi bën të ditur se avioni ka qëndruar rreth 30 minuta dhe më pas është ngritur sërish duke u larguar drejt bregdetit. 

“Po vija nga Bedati për peshkim. Këtu ishte një makinë ‘Fuoristradë’ që na bllokoi rrugën, derisa avioni u ngrit. Avioni ishte i vogël, i bardhë. Rruga u bllokua, u ngrit avioni na hapën rrugën. Unë e dija se ishte policia, ose një defekt. Thashë se avioni ra. U hap rruga, makina iku në drejtim të avionit kur u ngrit avioni, iku në bregdet. Avioni u ul për 25-30 minuta. Banorë të tjerë e dinë. Dëshminë time do ta jap pse mos e jap. Është e vërtetë. Nuk e kam parë vetëm unë por shumë banorë të kësaj zone. Këtu ishin bllokuar më shumë se 20 persona.”- deklaroi zoti Kuqi. 

SI NISI HISTORIA E AVIONËVE ME DROGË 
Kuvendi vendosi të hapë dje hetimet parlamentare për çështjen e shumëdebatuar të drogës dy javë pasi kishte miratuar felajngritjen e komisionit. U vendos që kryetare e këtij komisioni, që do të ketë në fokus dyshimet për trafik droge nga bazat ushtarake, të jetë deputetja sociale, Ermonela Felaj. Nënkryetar i komisionit deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Kundër ngritjes së komisionit u shpreh deputeti i LSI-së, Spartak Braho. Në një intervistë pak ditë më parë, Braho e cilësoi këtë komision si antiligjor, përsa kohë çështja e akuzave për trafik është tashmë në ndjekjen e Prokurorisë. Por përkundër këtij pretendimi, mazhoranca vendosi vënien në punë të komisionit pas më shumë se 3 javësh debate të ashpra për këtë çështje me opozitën. Opozita nga ana tjetër, edhe pse nuk e ka votuar, është shprehur dakord për ngritjen e komisionit. 

Akuzat për implikimin e infrastrukturës së ushtrisë në trafik droge me avionë të vegjël dominuan debatin politik për më shumë se 3 javë në vend. Denoncimi u bë fillimisht në Kuvend nga ish-ministri Arben Imami dhe u pasua më tej nga deputetët demokratë, Flamur Noka apo Arben Ristani. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe eksponentë të tjerë të mazhorancës mohuan që ushtria të ishte e implikuar, ndërsa i kërkuan Prokurorisë të hetonte akuzat publike. Aktualisht, Prokuroria është ende në fazën e verifikimit të çështjes, ndërsa po mbledh informacione nga palët e përfshira në debat. 

Në emisionin “Ajsberg” në News24 u zbulua dhe dokumenti i SHISH ku citohej se në baza ushtarake të ushtrisë uleshin avionë të vegjël të cilët dyshohet se kryejnë trafik droge. Bëhej fjalë për baza të Gjadrit, Divjakës.

Pak ditë më pas në ekranin e News24, një banor nga Lushnja dëshmoi se kishte parë se një avion i vogël ishte ulur në në rrugën “Bedat Adriatik”. Sipas tij, ky avion është parë shpesh dhe nga banorët e zones.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Seks për një biletë të finales së Champions, oferta e 23-vjeçares

Close