LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Opozita: Bisedimet me Beogradin nuk i kanë sjellë përfitim Kosovës

Opozita: Bisedimet me Beogradin nuk i kanë sjellë përfitim Kosovës

PRISHTINE– Partitë opozitare në Kuvend vlerësojnë se bisedimet me Beogradin nuk i sollën ndonjë përfitim Kosovës. Sipas tyre, shumë çështje nuk janë zgjidhur, procesi po shkon në drejtim të fuqizimit të serbeve në Kosovë dhe po shihet qartë se nuk ka gatishmëri për zbatim të marrëveshjes në praktikë. Në këtë rast, humbës është Kosova.

Edhe pse dialogu i Kosovës me Serbinë nuk ka filluar të shënojë humbës apo fitues për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, në bazë të rezultateve të deritanishme Serbia ka më shumë favore, vlerësojnë partitë opozitare.

Vjosa Osmani, nga LDK konsideron se pala kosovare nuk ka qenë e përgatitur për bisedime, prandaj një gjë e tillë po ndikon në rezultatin final.

Ndërsa Ahmest Isufi nga AAK, thotë se nuk ka kuptim vazhdimi i dialogut me Serbinë nëse nuk zbatohen marrëveshjet nga ana e Serbisë, pasi gjithçka po shkon në dëm të interesit të Kosovës.

Sipas Glauk Konjufcës, deputet i Vetëvendosjes në dialogun me Serbinë, edhe Kosova edhe Bashkësia ndërkombëtare kanë dështuar plotësisht pasi duke bërë përpjekje për integrim të serbëve të veriut në Institucionet e Kosovës, ata po fuqizohen duke mos njohur Kosovën.

Sipas Konjufcës, i vetmi përfitim i Kosovës në këtë dialog ka qenë pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje, edhe pse fitorja e tyre është kundër Kosovës. Ndryshe dialogu Kosovë Serbi, pritet të vazhdojë në janar, për të gjetur zgjidhje për gjykatën në veri.

Marrë nga “RTK”

Loading...
More in Rajoni
Franca i refuzon azilin kosovares së përdhunuar në kampet hungareze

Close