Home . Aktualitet . Opozita në hall, kë Bashë të besojë: Dekretimi i Xhafajt, Nishani bëri një akt atdhetar (tre ditë më parë i jepte ultimatim Presidentit…)

Opozita në hall, kë Bashë të besojë: Dekretimi i Xhafajt, Nishani bëri një akt atdhetar (tre ditë më parë i jepte ultimatim Presidentit…)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar nga çadra e protestës pas dekretimit të Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm nga Presidenti Bujar Nishani.

Kreu i demokratëve mbremjen e sotme tha se Presidenti Nishani, ka vepruar “në lartësinë kushtetuese”.

Me një akt atdhetar dhe kushtetues, Presidenti i Republikës bëri paralajmërimin më të qartë për çdo shqiptar të përgjegjshëm, për të gjitha forcat politike, duke qëndruar në lartësinë e tij kushtetuese.

Por duke i bërë një thirrje të qartë Edi Ramës dhe Ilir Metës; të tërheqin sa nuk është vonë kandidaturën e hetuesit xhelat dhe të hapin dialogun politik me opozitën, dialog i cili ka dhe do të ketë vetëm një temë; qeverisjen teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Basha theksoi faktin se presidenti i bëri një thirrje të qartë Edi Ramës dhe Ilir Metës ta tërheqin kandidaturën e hetuesit xhelat dhe të hapin sa më shpejt dialogun me opozitën.

Edi Rama me monologun e tij foli sot për zgjedhje pa opozitën. Le t’i themi nga ky shesh se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë.

Le t’i themi nga ky shesh se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, apo me Fatmir Xhafën ministër të Brendshëm nuk ka dhe nuk do të ketë”.

Poer vetem tre dite me pare me nje ton kercenues kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh thuajse i sigurtë që Presidenti Bujar Nishani nuk do të dekretojë Ministrin e ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Madje kete e thote dhe ne forme presioni per Presidentin.

Duke folur për emërimet e reja në qeveri, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Basha tha se është i sigurt se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të ushtrojë në lartësinë e duhur detyrën e tij në këtë drejtim.

Kjo referuar akuzave të opozitës ndaj Xhafaj se ka qenë hetues gjatë regjimit komunist.

“Jam i sigurt se Presidenti  do ta kryejë në lartësinë e tij detyrën kur të vendosë për dekretimin e Fatmir Xhafajt”, tha Basha.

Emërimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm është akt lufte, jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë.

Shpresa që burgoset natë për natë nga ky shesh po ditët në cdo familje, në zemrat e çdo shqiptarë nuk është përmbyllur ende. Me këtë betejë vijnë mesazhet e miqve të shqiptarëve.

Sado të manipulojnë me milionat e drogës, ju bëjë thirrje disa partnerëve dhe institucione të ndryshme të Evropës, të hapin sytë, pasi gojët që i dezinformojnë janë jo vetëm gënjeshtarë, por të paguar nga droga.

Ne nuk do ta ndalim lumin e shpresës që buron nga syri i lirisë. ne po marrim dhe nga SHBA dhe BE mbështetje, për kauzën tonë legjitime, dhe kauzën tonë evropiane, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershëm.

Shqiptarët e kanë marrë vendimin, shqiptarët nuk do kthehen pas, shumica e ka marrë vendimin, s’do kthehet pas. Pakica e ka ditët e numëruara“, tha Basha tre dite me pare.

 

Mos humbisni:
Çfarë dini për rregullin 50-30-20?

Close