LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Organet pa të cilat mund të jetojmë

Organet pa të cilat mund të jetojmë

Nuk është aspak e vërtet që trupi i njeriut është i përbëre nga një seri përbërësish të pa ndarë.

Ekzistojnë organe jetësore pa të cilët organizmi nuk do të funksiononte siç duhej. Por ekzistojnë edhe organe të cilët nuk janë të aq të rëndësishëm, pa të cilët mbijetesa nuk cenohet. Shihni se cilët janë.
Adenoidet

Adenoidet gjenden në muret midis hundës dhe faringut dhe luajnë një rol mbrojtës kundër invadimit të agjenteve infektiv të jashtëm, duke formuar unazën limfatike të kokës. Rol të rëndësishëm luajnë në vitin e parë të jetës dhe me pas reduktohet progresivisht.

Apendiciti

Apendiciti është i pozicionuar në zorrën e trashe (kolon), pjesa e fundit e zorrëve, nuk është i rëndësishëm për funksionin e organizmit. Konsiderohet si një “spiun” për sistemin imunitar intestinal. Apendiciti mund të largohet pa asnjë problem.

Shpretka

Një organ elastik që gjendet në rajonin pasme të kavitetit abdominal, ku funksioni i se cilës është të furnizoje organizmin me hekur. Gjatë periudhës se furnizimit shpretka është përgjegjëse për prodhimin e rruazave të kuqe dhe të bardha, funksion ky që me pas i kalohet palcës se kockave. Në rast nevoje për heqjen e këtij organi, pjesë të tjera shtojnë aktivitetin e tyre.

Vezoret

Protagoniste të aparatit riprodhues femëror, vezoret janë të vendosura në anët e mitrës të cilat janë të lidhura me dy tuba. Përmbajnë ovulë dhe janë përgjegjëse për prodhimin e hormoneve femër në gjak, estrogjenin dhe progresteronin. Në rastin e tumoreve është e mundur largimi i të dyja vezoreve.

Tiroidet

Tiroidet, janë gjëndra endokrine të vendosura në qafe, rregulluese të procesit të metabolizmit dhe të konsumit të yndyrave ne trup. Largimi i tyre, në rastin e gjëndrave të rrezikshme nuk sjell asnjë rrezik për shëndetin e njeriut, por kërkon futjen e ilaçeve specifik të cilët zëvendësojnë hormonet tiroidale.

Tonsillet (Bajamet)

Bajamet gjenden në fund të gjuhës në anët e faringut dhe të fytit. Bëjnë pjesë në unazën limfatike të kokës, një organ mbrojtës të traktit të sipërm të frymëmarrjes. Njerëzit mund të bëjnë një jetë të shëndetshme edhe pas largimit të tyre, sepse funksioni i tyre mbrojtës zhvillohet nga sistemi imunitar.

Fshikëza e tëmthit

Është një organ që gjenden nën mëlçi, në pjesën e sipërme dhe në të djathte të abdomenit (barkut) që ka detyrën për të akumuluar lëngun biliar. Kjo substancë që prodhohet nga qelizat hepatite magazinohet në fshikëzën e tëmthit për t’u lëshuar me pas në traktin digjestiv. Heqja e saj nuk sjell asnjë problem.

Mitra

Ajo gjendet në qendër të kaviteti pelvik (legeni) dhe lejon vezoret të fekondohen, të ushqeje dhe të mbroje fetusin dhe përgatitet për të lindur fëmijën. Heqja e saj në rastet kur nevojitet si në fibroma të dimensioneve të mëdha, inflamacione kronike, tumore etj mund të largohet pa krijuar asnjë problem për shëndetin.

Loading...
More in Shendeti
Aloe Vera bima e mrekullive!

Close