LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Pacienti tregon se çfarë i ka mbetur pasi i hoqën penisin

Pacienti tregon se çfarë i ka mbetur pasi i hoqën penisin

Një bashkëshort vendosi të tregojë live në TV në Britani se çfarë ka mbetur nga organi i tij gjenital pasi i hoqën penisin.

Collin vendosi t’i nënshtrohet operacionit të dhimbshëm pasi u diagnostikua me kancer penil.

Ai tha për emisionin Emergency Room se kërkon të shtojë ndërgjegjësimin tek meshkujt për këtë kancer të rrallë.

“Fillimisht mu bënë disa njolla të kuqe poshtë lëkurës, por nuk ua vura mendjen. Mendova se do largoheshin, por nisën të më kruheshin. Kontrollova mjekun dhe më dha një krem. Nisa të shqetësohem”.

“Dy javë më vonë shkova tek një urolog. Mendoja se ishte një si ulçer që do largohej”.

“Ditën kur më thanë se kam kancer në penis, m’u duk sikur u hap toka”.

“Kam humbur burrërinë. Nuk jam burri që isha. Po më çmend. Seksi nuk ekziston më”.

Megjithatë e shoqja e tij, Sheena thotë se dashuria e saj për të shoqin nuk ndryshon.

“Kemi qenë bashkë për 50 vite, do e kalojmë edhe këtë”.

Loading...
More in Shendeti
Mbipesha shoqërohet me probleme kujtese

Close