LAJMI I FUNDIT
Home . Lifestyle . Padi për shfrytëzim imazhi

Padi për shfrytëzim imazhi

Rita Ora do të padis një kompani mallrash, për shfrytëzim të imazhit të saj. Ylli i hitit ‘How We Do’ thotë se imazhi i saj është shfrytëzuar nga firma skoceze ‘GL Dameck Ltd’, e cila është e specializuar në koleksionet e rrobave dhe ajo planifikon të kërkoj nga ajo kompensim prej 100 mijë funteve.

Në të vërtetë, dokumentet gjyqësore tregojnë se Rita kërkon kompensim prej 108 mijë funteve nga kjo firmë, për të cilën ajo thotë se i ka borxh sipas një marrëveshjeje nga nëntori i vitit 2012. Bukuroshja kishte nënshkruar që të jetë fytyrë reklamuese e etiketës ‘Superga’ të GL Dameck vitin që shkoi dhe ky koleksion ishte shitur përmes ueb-faqes ‘Milanclothing.com’, por rrobat të cilat ajo i ka reklamuar, më nuk figurojnë në ueb-faqen e kësaj firme.

Në anën tjetër, Rita e cila është në romancë me DJ-in skocez Calvin Harris, ka zbuluar se ka refuzuar mundësinë që të jetë pjesë e jurisë ‘The X Factor’ në Britani, pasi dëshiron të fokusohet në karrierën e saj. “Kam shumë gjëra për të përmbushur dhe një detyrë me orar të plotë në ‘X Factor’ e pamundëson këtë. Nuk është një punë nga ora 9 deri në 5. Është e vazhdueshme me muaj të tërë”, ka deklaruar ajo.

Loading...
More in Lifestyle
Ja pse mëngjerashët kënaqen më shumë edhe në seks janë më të mirë

Close