LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kronik . Pamjet e frikshme të aksidentit, shikoni si është shkatërruar Range Roveri i Arben Ahmetajt

Pamjet e frikshme të aksidentit, shikoni si është shkatërruar Range Roveri i Arben Ahmetajt

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën e Kumanovës, ku i plagosur ka mbetur edhe Arben Ahmetaj, ish-ministër i Financave të Shqipërisë.

Ahmetaj bashkë me 2 persona të tjerë ishin duke udhëtuar me një makinë Range Rover, kur janë përfshirë në një aksident me dy makina të tjera, mes të cilëve edhe një autobus.

Nga fotot e bëra publike duket se makina ku udhëtonte Ahmetaj është shkatërruar thuajse e gjitha në pjesën e parë, duke përfunduar më pas e përmbysur në rrugë.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ai nuk ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Kumanovës.

 
Komento
Mos Humbisni:
Përcillet në banesën e fundit heroi i Zvërnecit

Close