LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Panik edhe tek tifozët që ndodheshin tek “Selman Stërmasi”, largohen të alarmuar! Ja si është katandisur stadiumi (Foto)

Panik edhe tek tifozët që ndodheshin tek “Selman Stërmasi”, largohen të alarmuar! Ja si është katandisur stadiumi (Foto)

Veç ndërtesave me shumë kate që janë plasaritur e dëmtuar keq, dëme ka pasur edhe tek “Selman Stërmasi”.

Siç shihet nga fotot muret janë dëmtuar ndërsa tifozët që ndodheshin të pranishëm janë larguar në panik.

Për shkak të lëkundjeve, edhe ndeshja që po luhej u ndalua për disa momente.

Sipas IGJEUM, tërmeti i ndjerë ditën e sotme në Shqipëri, është më i fortë i 30 viteve të fundit.

Pas lëkundjeve të para që ishin 5.8 ballë, por me një intensitet prej 7.5 ballë pasuan edhe lëkundje të tjera ku e radhës u ndje vetëm para disa minutash dhe ishte 4.4 ballë.

Pritet që edhe në vazhdim të ketë lëkundje të tokës por me intensitet më të ulët.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close