LAJMI I FUNDIT
Home . Metro . Para kryeministrisë ka dasëm, Rama publikon pamjen nga zyra (Foto)

Para kryeministrisë ka dasëm, Rama publikon pamjen nga zyra (Foto)

Kryeministri Rama ka publikuar sot një tjetër mesazh nga një qytetar i cili thotë se falë projektit “RETRO”, veçanërisht për motorët Vespa një shok i tij mori sot nusen me një motor të tillë.

“Përshëndetje Kryeministër!

Në shenjë mirënjohje për projektin “Retro” dhe në veçanti për motorët VESPA, një shok e mori nusen me Vespa sot.

Të përshëndesim me këtë foto e shkrepur sot pranë kryeministrisë, sepse i shtojmë ngjyra qytetit” – përfundon mesazhi i qytetarit.

Projekti RETRO i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor është mirëpritur nga mjeshtrat, restauruesit dhe koleksionuesit e çiklomotorave dhe automjeteve të hershme dhe me interes historik.

RETRO lindi për të jetëzuar një trashëgimi deri sot pa status dhe për të promovuar e ekspozuar sa më shumë mjete dhe kujtesë automotorizimi me interes historik, si dhe për të ofruar informacione, shërbime dhe lehtësira për këtë aktivitet pasionant me ndjeshmëri kaq të veçantë.

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close