LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Paralajmërimi i fortë i Saimir Tahirit pas pretencës: Do ta bëj dhe unë një rrëmujë, nuk kalon kaq lehtë

Paralajmërimi i fortë i Saimir Tahirit pas pretencës: Do ta bëj dhe unë një rrëmujë, nuk kalon kaq lehtë

Prej orës 9 të mëngjesit të sotëm ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po kërkonte lirinë, pavarësisht se Prokuroria kërkoi 12 vite burg.

Ndërkohë që trupi gjykues mori pushim për seancën e maratonë që po zhvillohej, ish ministri Saimir Tahiri është parë jashtë dyerve të Gjykatës së Krimeve të Rënda nën shoqërinë e avokatit të tij dhe të gazetarëve.

Burime bëjnë me dije se ish-ministri ka pyetur gazetarët se si iu është dukur mbrojtja, ndërkohë që e ka cilësuar si absurd vendimin e Prokurorisë për ta dënuar me 12 vite burg.

Madje më tej Tahiri është shprehur se:

“Do të bëj edhe unë një rrëmujë, nuk do të kalojë gjithçka kaq qetë.”

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Vërtet PS i beson kësaj drejtësie?! Mimi Kodheli zbulon qëndrimin e PS-së ndaj Tahirit: T’i shkohet deri në fund procesit!

Close