LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Parlamenti i Holandës, 3 deputet mocione kundër Shqipërisë: Të mos hapen negociatat, me asnjë kusht

Parlamenti i Holandës, 3 deputet mocione kundër Shqipërisë: Të mos hapen negociatat, me asnjë kusht

Paraditen e të enjtes në parlamentin holandez, tre deputetë depozituan 3 mocione bllokuese për çeljen e negociatave BE- Shqipëri. Top Channel raporton se mocionet i kërkojnë qeverisë të votojë kundër në mbledhjen e 17-18 Tetorit madje edhe kundër çeljes me kushte siç propozon Gjermania. Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE në Strasburg, Holanda nuk do të përfaqësohet ne rang ministri pasi shefi i diplomacisë holandeze do të jetë në vizitë ne Indi bashkë me kryeministrin.

Holanda do të përfaqësohet në këtë takim nga ambasadori i saj në BE, i cili nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera të BE do të kërkojnë një zbutje të qëndrimit.

Megjithatë ka ende shpresë që qeveria e Holandës në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE të mbajë një qëndrim më të moderuar nga ai i parlamentit.

Holanda nuk do të vendosë veto nëse Gjermania dhe Franca do të thonë po.

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close