LAJMI I FUNDIT
Home . Politike . Partia Demokratike: feston 8 Dhjetorin, festën e shqiptarëve

Partia Demokratike: feston 8 Dhjetorin, festën e shqiptarëve

TIRANË – 23 vjet më parë, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës u bënë nismëtarë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Akti i tyre i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. Të dielën kjo ditë, ashtu si çdo 8 Dhjetor që e pasoi, do të përkujtojë këtë moment.

Për herë të parë, ftesat mbajnë emrin e Lulzim Bashës, në cilësinë e kryetarit të PD, ku ftohen të gjithë të marrin pjesë në pritjen e organizuar në Pallatin e Kongreseve në orën 12.00 demokratët do të festojnë 23-vjetorin e themelimit të PD, ku pritet të flasin shumë personalitete të PD.

Loading...
More in Politike
Bashkohen demokristianët
Close