LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Partia Demokratike si “OPGJ” e madhe

Partia Demokratike si “OPGJ” e madhe

Lodhen kot policët, prokurorët, gjyqtarët, agjentët e antikrimit, lodhen kot specialistët e krimit të organizuar, sepse OPGJ-të e vërtetë do ti gjejnë në Partinë Demokratike.

Gjithmonë kur ka një aksident fatal, gjithmonë kur ndodh një krim brënda familjes, gjithmonë kur ndodh një përplasje bandash, gjithmonë kur ndodh një vrasje e ndonjë personi të shpallur në kërkim, gjithmonë kur ndodh një arrestim i shumëpritur, madje edhe ndonjë vjedhje dyqani, do të jenë ata, “oficerë e policisë gjyqsore” të Partisë Demokratike që do të japin verdiktin e “saktë” të ngjarjes.

Shqiptarët janë mësuar tanimë, madje qysh nga koha e Doktorit me shprehje si “ishte një krim i shëmtuar qeveritar, ishte një krim i mbështetur nga Rama, ishte një larje hesapesh për pronat në bregdet”, dhe plot e plot mysybete të tilla do të dëgjosh nga goja e Gazit, Lulzimit, Flamurit, Enkeledit, Ervinit, dhe vulën ja vendos pastaj postimi në fb i Doktorit.

Ende pa vajtur grupi hetimor në vendin e ngjarjes, janë ata “OPGJ” e SHQUP-it, që japin versionin e “saktë” të ngjarjes. Po si nuk e kuptoni o “politikanë” të rastësishëm, se krimin nuk e dekurajon nxitimi juaj i qëllimshëm, se hetimin nuk e ndihmon shkaja juaj bajate, se organet ligjzbatuese nuk ndihmohen kurrë nga ju duke bërë “specialistin” nga zyrat e SHQUP-it, por duke heshtur e duke i mbështetur ato fuqishëm.

O “oficerë të pashkollë të policisë gjyqsore” që keni mbushur SHQUP-in, dhe që fatkeqsisht në rrjetën tuaj kanë rënë me dashje edhe aleatët dhe dashamirësit e rakisë, si nuk e kuptoni se Shqipëria po vuan sot, pasojat e qeverisjes tuaj skandaloze, përgjatë së cilës lindën, u fuqizuan e konsolizuan vjedhësit e votave, bandat, banditët, trafikantët dhe kontrabandistët të cilët e kishin selinë blu si shtëpinë e tyre deri në 2013.

Si e harruat kaq shpejt “seksionin” e organizimit të zgjedhjeve në çdo degë të PD në rrethe, që mbushej me lista emrash “të fortësh” duke i ndarë ata sipas zonave, lagjeve, qyteteve, fshatrave, duke u dhënë atyre mbështetje financiare, logjistike dhe politike, vetëm e vetëm t’ju siguronin fitoren.

I përdorët, i mbajtët pranë, i bëtë me prona dhe para, i bërë shefa komisariati dhe drejtorë, e ata pastaj mbushët zyrat e administratës me mediokërr dhe “garipa” të partisë. Si dilni sot, dhe mbroni një prokuror që ka qenë dhe mbetet i përfolur për shkak të detyrës, që mbetet i shigjetuar nga krerë të shtetit dhe drejtues dikasteresh për lidhje me elementë të dyshimtë, si nxituat dhe deklaruar “është krim qeveritar”, kur prokurorët nuk kanë nisur akoma nga puna për sqarimin e ngjarjes ?

O “oficerë të policisë gjyqsore” të SHQUP-it, që keni marrë përsipër të jepni përfundime të çdo hetimi që nis për çdo figurë të korrupsionit dhe krimit, duke i marrë në mbrojtje ata, si nuk turpëroheni kur sulmoni institucionet e drejtësisë, duke përgojuar gjithë ditën ata që punojnë edhe në kushte të vështira, ata që ndeshen me krimin, dhe ata që prekin “miqtë” tuaj të hershëm. Ndajeni mëndjen, o bëni politikë dhe opozitë, o bëni hetime paralel mbi çdo vrasje, plagosje, largim nga puna, trafik droge, kontrabandë dhe korrupsion, sepse jeni kthyer në një seksion të madh OPGJ-sh, dhe po gajasni dynjanë. Ju sot i kujtoni shqiptarëve, kohën e Enver Hoxhës, kur para çdo heAjazitimi, fliste partia, ajo jepte e para vendimin, duke paracaktuar sa vjet do të dënohej personi i arrestuar. /Nga Artur Ajazi

Loading...
More in Blog
Bollino: Pse opozita e bën hero një prokuror që drekon me një kriminel?!

Close