LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Partia e re?! E djathta është asgjësuar

Partia e re?! E djathta është asgjësuar

Prej disa muajsh është distancuar nga politika aktive, por kur e pyesim se çfarë ka vendosur të bëjë, Jozefina Topalli ende nuk ka një përgjigje konkrete në vetë të parë.

“Unë nuk mund të them një gjë të tillë. Sigurisht nuk jam indiferente”, thotë Topalli.

Ndërsa kur flet në emër të qytetarëve, thotë se duhet një forcë e re politike.

“Në kushte kur populli më shumë se kurrë ka nevojë që dikush me sinqeritet të thotë të vërtetën e tyre”, shprehet Jozefina Topalli.

Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e PD-së, thotë se vendi është në emergjencë kombëtare, ku qeveria dhe opozita janë dy gjysmat e një të keqeje.

“Qeverisja inekzistente që ka çuar në rritjen e varfërisë ekstreme, në boshatisjen e kombit nga shqiptarët, nga një vend që përmendet vetëm për drogë dhe ku çdo ditë qytetarët e saj lexojnë vetëm për vrasje, për vdekje për grabitje. Por kjo është gjysma e së keqes. Gjysma tjetër, ndoshta edhe më e rëndë është korruptimi i opozitës nga qeverisja e lidershipit të qeverisë”, shprehet ish-kryetarja e Parlamentit.

Sipas Topallit, e djathta është asgjësuar, ndaj nivelin e sulmit ndaj Lulzim Bashës e mban në kulm.

“Në asnjë vend të botës nuk do kishte ndodhur që qeveria të mos kishte rënë pas skandalit të ministrit të Brendshëm”, thotë Topalli.

Është e bindur se marrëveshja Rama-Basha e 18 majit vazhdon.

“Në fakt ata vazhdojnë marrëveshjen midis tyre dhe kur nuk e vazhdojnë rrisin presionin për të bërë një pazar të ri….”.

Nuk e di se çfarë mendojnë kolegët e saj si Patozi, Bode, Imami apo Ruli që njësoj Lulzim Basha i la jashtë listës së kandidimit për deputet dhe nuk i komenton veprimet e paralajmëruara të tyre.

“A është kjo PD?! Nuk e di nëse ata mendojnë njësoj si unë, unë besoj se kjo nuk është PD”, thotë ish-nënkryetarja e PD-së.

Produkti i analizës së nisur në fillim të vjeshtës për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhje do duhej të kishte dalë, por Jozefina Topalli nuk beson se ka për të pasur një të tillë.

“Mes fjalëve dhe veprave të Lulzim Bashës është një oqean i tërë. Nuk thotë kurrë të vërtetën dhe as atë që mendon”, shprehet Jozefina Topalli./TCH

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Ne, lehësit dhe Kryelehësi!

Close