Home . Aktualitet . Kronik . Pas aksidentit, ish-ministri Ahmetaj flet për atë që ndodhi

Pas aksidentit, ish-ministri Ahmetaj flet për atë që ndodhi

Pak orë më parë u njoftua se në një aksident në Maqedoni, ishte përfshirë edhe ish-ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj. Shkak i aksidentit sipas burimeve të policisë ka qenë prania e madhe e lagështirës në rrugë.

Burime nga policia maqedonase ndërkohë bëjnë me dije se  “Në momentin e aksidentit, Arben Ahmetaj udhetonte bashkë me 3 shtetas të tjerë, të gjinisë  meshkuj, kur nga lagështira në rrugë ka ndodhur aksidenti”, saktësojnë burimet.

Në një prononcim për gazetën “Panorama”, bën të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i shtruar në spital.

Sipas tij, aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështisë së rrugë.

Aksidenti ndodhi sot rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës. Arben Ahmetaj udhëtonte me një mjet tip Range Rover, i cili është dëmtuar.

Në aksident janë përfshirë ish ministri i Financave, një autobus dhe dy makina të tjera, ndërsa janë plagosur 14 veta, mes të cilëve edhe Arben Ahmetaj.

Mos Humbisni:
Horoskopi ditor, e hënë 17 korrik 2017

Close