LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Pas deklaratës së SHBA për l.uftë, Rusia dërgon ushtrinë në kufirin mes Sirisë e Turqisë.

Pas deklaratës së SHBA për l.uftë, Rusia dërgon ushtrinë në kufirin mes Sirisë e Turqisë.

Forcat ruse kanë filluar të vendosen në zonën kufitare mes Turqisë e Sirisë si pjesë e marrëveshjes për largimin e forcave kurde nga ky rajon.

Marrëveshja u arrit mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij turk, Rexhep Erdogan.

Disa njësite ruse janë parë duke e kapërcyer lumin “Eufrat” për të vazhduar drejt qytetit verior, Kobane.

Sipas marrëveshjes, forcat ruse dhe siriane do t’i largojnë forcat kurde nga një territor i gjerë në brezin kufitar.

Ushtria turke do të vazhdojë të kontrollojë një zonë që e kishin nën kontroll gjatë ofensivës kundër forcave kurde, të cilat Turqia i cilëson si terroriste.

Pjesë e planit turk është edhe krijimi i një zone sigurie përgjatë kufirit, ku do të vendosen rreth dy milionë refugjatë sirianë, të cilët tash për tash janë duke jetuar në Turqi.

Ofensiva ushtarake turke filloi pasi Shtetet e Bashkuara i tërhoqën në mënyrë të papritur rreth një mijë ushtarë nga pjesa veriore e Sirisë.

Trupat amerikane kanë luftuar përkrah forcave kurde, të cilat kanë qenë aleate në luftën kundër ISIS-it.

Forcave kurde u janë dhënë edhe 6 ditë afat për t’u tërhequr 30 kilometra larg kufirit mes Sirisë dhe Turqisë.

Pasi ky afat të kalojë, forcat turke dhe forcat ruse do të kryejnë patrulla të përbashkëta në këtë zonë, shkruan “BBC”.

Loading...
More in Aktualitet, Bota, Kryesore
Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni: Brenda nëntorit shpalosim propozimet tona për Reformën Zgjedhore.

Close