LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Pas Hollandës edhe Danimarka pro shtyrjes së statusit për Shqipërinë

Pas Hollandës edhe Danimarka pro shtyrjes së statusit për Shqipërinë

Në orën 11:00  Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian nisi mbledhjen ku në rend të ditës është edhe disktumi i dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë i propozuar nga Komisioni Evropian. Para se të hynin në mbledhjet ministrat e Jashtëm kanë dhënë deklarata për gazetarët.

Ministri danez për çështjet e Europës Nick Haekkerup deklaron se, “Statusi kandidat për Shqipërinë do të shtyhet”. Deklarata Nick Haekkerup  është bërë para hyrjes në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së.  Holanda deklaron se nuk ka marrë ende një vendim. Sllovenia dhe Kroacia pro statusit.

Qëndrimi i Danimarkës është se Shqipëria ka bërë shumë progres por duhet të shikojmë rezultatet në një afat të gjatë përpara se të jepet statusi i vendit kandidat”- ka shpjeguar ministri danez për gazetarët.

Ministri ka vazhduar se Danimarka është pranë Holandës në lidhje me qëndrim e Shqipërisë, e cila sa i takon bllokut të vendeve “skeptike” mund të mbështetet edhe nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe. Në krahun e kundërt ndërkohë gjendet Italia, Austria, Hungaria, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Estonia dhe Irlanda, vende të cilat kanë mbështetur kandidaturën e Shqipërisë.

Sipas tyre Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga BE, ashtu siç iu shpreh në një letër Lituanisë, e cila morri presidencën e rradhës së BE, si dhe baroneshës Catherine Ashton. Në mungesë të unanimitetit mes 28 vendeve anëtare, e nevojshme për të gjitha vendimet mbi zgjerimin e BE, Këshilli i Ministrave të Jashtëm mund të njohë progreset e shumta të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE, por njëkohësisht “mund të vijë me një shenjë të qartë që vendimi të merret në gjashtë mujorin e parë të  2014, raportojnë disa burime.

Loading...
More in Aktualitet, Bota, Politike
Rama firmos marrëveshjen për gazjellësin TAP në Azerbajxhan

Close