Home . Kryesore . Pas “shuplakës” nga DASH, Rama përgënjeshtron zyrtarisht “fakenews” e PD

Pas “shuplakës” nga DASH, Rama përgënjeshtron zyrtarisht “fakenews” e PD

Pas shuplakës së DASH i cili në një deklaratë në faqen e vet zyrtare i bëntë thirrje PD-së të votonte Vettingun dhe të hynte në zgjedhje, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri hedh këtë fakt duke thënë “Kush gënjën”. Kjo pasi shpesh PD ka abuzuar me faktet ndaj dhe kryeministri Rama publikon në çdo rast faktet.

“KUSH GËNJEN (22)
Departamenti i Shtetit kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ja edhe njoftimi i plotë, publikuar në faqen zyrtare të DASH:
“Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe rajonin. Nënsekretari rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. https://www.state.gov/r/pa/prs/ps/2017/04/270374.htm”, shkruan Rama./Lexo.al

Mos humbisni:
E frikshme/ Qeni pitbull kafshon në kokë 3-vjeçarin teksa luante me fëmijët e tjerë në park (Video)

Close